ORTHODOXIA REAL TIME NEWS FEED:
Select Language
MENU
PERSONAL NEWS ALARM ΕΓΓΡΑΦΗ
03.07.2025 | 15:31
Dëshmor Jakinthi. Anatoli i Konstandinopojës. Dëshmorët Asklipiadhi, Dolinduhu, Diomidi

E enjte, 3 korrik 2025 – Shenjtori i ditës. Dëshmor Jakinthi. Anatoli i Konstandinopojës. Dëshmorët Asklipiadhi, Dolinduhu, Diomidi etj. – DËSHMOR JAKINTHI – Lindi në Qesari të Kapadoqisë nga prindër të krishterë. Në Romë ishte “kubikular” d.m.th. kujdestar i dhomës dhe kamarier i tavolinës së perandor Trajanit (98-117). Dikur e denoncuan te perandori, i cili…

02.07.2025 | 16:58
Vendosja e rrobës së Hyjlindëses në Vllahernë. Juvenali i Jerusalemit. Oshënar Stefani i Moldavisë

E mërkurë, 2 korrik 2025 – Shenjtori i ditës. DITË KRESHME Vendosja e rrobës së Hyjlindëses në Vllahernë. Juvenali i Jerusalemit. Oshënar Stefani i Moldavisë. – VENDOSJA E RROBËS SË HYJLINDËSES MARI NË VLLAHERNË – Në kohën e perandorit Leon I e të gruas së tij Verina (457- 474), dy vëllezër fisnikë, Galbio e Kandidi,…

02.07.2025 | 16:56
Ka dalë në qarkullim libri “Kisha dhe Kishërimi” i Hieromonak Grigor Kutlumusianit.

Autori, mbështetur në nektarin e mësimeve të Etërve të Shenjtë, sidomos të shën Joan Gojartit, analizon nevojën e thellë të shpirtit njerëzor për të qenë pjesë e Trupit mistik të Krishtit, Kishës së Tij, në një atmosferë thellësisht lutësore. “Kisha – thotë ai – është tempull i Perëndisë, vend i shenjtë, shtëpi lutjeje, vendtakim për…

02.07.2025 | 16:54
Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, u takua me Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joan Pelushi

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, zhvilloi sot një vizitë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, ku prit nga Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joan Pelushi. Znj.Spiropali i përsëriti Fortlumturisë së Tij, Kryepeshkopit Joan, urimet për udhëheqjen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe besimtarëve ortodoksë. “Drita e…

01.07.2025 | 18:09
Shërbesa e Varrimit të Mitropolitit të ndjerë të Gjirokastrës, Hirësisë së Tij, Dhimitrit, sot më 1 korrik 2025.

Mes lotësh, lutjesh dhe shpresës së ngjalljes, Kryepiskopi ynë, Joani, Sinodi i Shenjtë i Kishës, klerikë, personalitete dhe shpresëtarë nga i gjithë vendi dhe jo vetëm, i dhanë përshëndetjen e fundit Mitropolitit të ndjerë Dhimitër, i cili punoi me vetëmohim dhe dashuri në vreshtin shpirtëror që iu caktua. Shërbesa e varrimit u krye në Katedralen…

01.07.2025 | 17:33
Anargjendët Kozma e Damian, romakë. Dëshmorët Kasti e Sekundini. Oshënar Petro, patric

E martë, 1 korrik 2025 – Shenjtori i ditës. Anargjendët Kozma e Damian, romakë. Dëshmorët Kasti e Sekundini. Oshënar Petro, patric. – ANARGJENDËT KOZMA E DAMIAN, ROMAKË – Kemi tri çifte shenjtorësh, vëllezër, që mbartin të njëjtat emra. Që të gjashtë ishin mjekë dhe shëronin nëpërmjet shkencës, por më tepër nëpërmjet forcës së Krishtit, pothuajse…

01.07.2025 | 17:24
Shërbesa e Varrimit, nën kryesimin e Kryepiskopit te Tiranës, Imzot Joanit.

Shërbesa e Varrimit e Mitropolitit të Gjirokastrës, Hirësi Dhimitrit, nën kryesimin e Kryepiskopit Joan dhe me pjesëmarrjen e gjithë Sinodit të Shenjtë të Kishës sonë. Katedralja “Ngjallja e Krishtit” Gjirokastër. 1 Korrik 2025  Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

30.06.2025 | 17:20
Mbledhja për 12 Apostujt. Apostull Figeli i Efesit nga të 70-t. Martiali i Limozhit

E hënë, 30 qershor 2025 – Shenjtori i ditës. Mbledhja për 12 Apostujt. Apostull Figeli i Efesit nga të 70-t. Martiali i Limozhit. – MBLEDHJA PER 12 APOSTUJT – Kremtimi i përbashkët i tyre, me qëllim që të nderohen sa më tepër, nisi ndoshta që kur Konstandini i Madh (21 maj) ndërtoi në Konstandinopojë kishën…

30.06.2025 | 17:17
Fjeti në Zotin Hirësia e Tij, Mitropoliti i Gjirokastrës, Dhimitri.

Me hidhërim të thellë njoftojmë, fjetjen në Zotin të Hirësisë së Tij, Mitropolitit të Gjirokastrës, vëllait dhe bashkëmeshtarit tonë, Imzot Dhimitrit. Gjatë periudhës së fundit, Hirësia e Tij ishte i shtruar në Spitalin e Përgjithshëm Universitar të Janinës, për shkak të një infeksioni respirator dhe të endokarditit. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, Hirësia e Tij nuk…

Τα σημαντικότερα νέα