Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e tij në ceremoninë e lamtumirës së fundit të Kryepiskopit Anastas Janullatos. Kreu i qeverisë ka ndarë një nga rrëfimet e Janullatos, i cili tregonte se kur ishte fëmijë nuk i mjaftonte t’i jepte diçka Perëndisë, por duhej t’i jepej plotësisht Zotit dhe të jetonte me të gjithë qenien…
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, në fjalën e tij gjatë ceremonisë mortore të Kryepiskopit Anastas, u shpreh se ai ishte themelues madhor i Ortodoksërisë në Shqipëri dhe diplomat i dashurisë. “Kryepiskopi Anastas Janullatos ishte themelues madhor i ortodoksisë në Shqipëri. Figura e tij do të jetë e pazëvendësueshme edhe këtu edhe në zemrën e helenizmit….
Znj. Roksana Janullatos, mbesa e Kryepiskopit Anastas, në fjalën e saj gjatë ceremonisë mortore të Kryepiskopit, e përlotur u shpreh se populli shqiptar me të cilin ai jetoi për më shumë se 30 vite e deshi shumë. Mbesa e Kryepiksopit u bëri thirrje të gjithë besimtarëve që të ndjekin shembullin e Tij për dashurinë që…
Mbikëqyrësi i Fronit Kryepeshkopal, Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij, Joani, gjatë ceremonisë mortore të Kryepiskopit Anastas ka mbajtur një fjalim duke treguar për veprat e Fortlumturisë së Tij, Anastas. Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij, Joani, theksoi se Kryepiskopi dha gjithçka për Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, duke e rindërtuar të gjithë infrastrukturën kishtare,…
Kryeministri Edi Rama, kreu i PD-së, Sali Berisha, Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, bëhen bashkë për nder të kryepiskopit Anastas Janullatos. Ata kanë nderuar kujtimin e Kryepiskopit Anastas në ceremoninë mortore që po zhvillohet në Katedralen Ngjallja e Krishtit në Tiranë. cna.al
Ka nisur shërbesa e varrimit të Kryepiskopit Anastas në Katedralen Ngjallja e Krishtit në Tiranë. Shërbesa po drejtohet nga Patriarku Bartolomeu. Të pranishëm janë hierarkë të lartë dhe klerikë nga e gjitha bota si dhe besimtarë të shumtë që po i japin lamtumirën e fundit Kryepiskopit të të gjithë Shqipërisë Anastas Janullatos. cna.al
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka mbërritur në Katedralen Ngjallja e Krishtit për ceremoninë mortore të Kryepiskopit Anastas. Ndërkohë sapo ka nisur ceremonia e drejtuar nga Patriarku Bartolomeu. cna.al
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” ku po kryhet ceremonia mortore për Kryepiskopin Anastas. Rama është shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama. Pak më parë mbërritën edhe kryegjyshi botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj dhe kreu i KMSH Bujar Spahiu. cna.al
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka mbërritur në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” për të kryer homazhe për Kryepiskopin Anastas. Ish-kryeministri i ka dhënë lamtumirën e fundit Kryepiskopit. Berisha është shoqëruar nga eksponentë të tjetër të PD-së. cna.al