E mërkurë, 15 janar 2025 – Shenjtori i ditës. DITË KRESHME Oshënar Pavli i Tebës. Oshënar Joan Kaliviti. Oshënar Mauri. Dëshmor Pansofi. – OSHËNAR PAVLI I TEBËS – Në kohën e perandorit Deci (rreth 250), kur derdhej gjaku i martirëve në të gjitha krahinat e Perandorisë Romake, në Tebaidën e Poshtme (Egjipt) jetonte një burrë…
E martë, 14 janar 2025 – Shenjtori i ditës. Oshënarët dëshmorë në Sina e Raitho. Oshënare Nina (Nino) në Gjeorgji. Oshënar Sava në Serbi. – OSHËNARE NINA (Nino) – Lindi në Kapadoki dhe ishte bija e vetme e gjeneralit Zabulon, i afërt i martirit të madh, Gjergjit. Jetoi në kohën e sundimit të shën Konstandinit…
I dashur popull i Zotit, Sot të gjithë sebashku mbledhur me zemra plot shpresë, le ti lutemi Perëndisë së gjithë mëshirshëm për shërimin e Kryepeshkopit tonë të dashur, Fortlumturisë së Tij Anastasit, një bari shpirtëror që ka ndriçuar udhën tonë drejt besimit, ngjalljes, paqes, shpresës dhe dashurisë. Kryepeshkopi Anastas është një shembull i gjallë i…
Bordi i Presidencës së Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, po ndjek me vëmendje dhe shqetësim ecurinë shëndetësore të Kryepeshkopit Anastas, i cili prej disa ditësh po përballet me një gjendje të rënduar të shëndetit të tij. Ne, anëtarët e Bordit të Presidencës, Kryetari i KNFSH-së Mons. Gjergj Meta, anëtarët e Bordit të Presidencës, H. Bujar Spahiu…
Sot ditën e Diel datë 12 Janar Kryepiskopin Anastas e vizitoi në spitalin “Evangjelismos” në Athinë zvkryeministrja e vendit znj. Belinda Balluku e cila u takua me Episkopin e Krujës Hirësi Anastasin i cili po qëndron pranë Kryepiskopit së bashku me Ikonomin e madh të Kishës sonë Atë Harallamb Gjoka dhe Protopresviterin Atë Spiro Topanxha…
Shenjtëria e Tij Patriarku i Moskës dhe Gjithë Rusisë, z. Kirili i dërgoi një mesazh Fortlumturisë së Tij Kryepiskopit të Shqipërisë z. Anastas me fjalë mbështetëse në lidhje me sëmundjen e Primatit të Kishës Orthodhokse në Shqipëri. Kishës Orthodhokse në Shqipëri. “ Pasi mësova për sëmundjen Tuaj, shpreh simpatinë dhe mbështetjen time të sinqertë vëllazërore…
Çfarë gjeti Kryepiskopi Anastas kur erdhi në Shqipëri në vitin 1991 dhe çfarë ka bërë? Për herë të parë Radio Ngjallja po publikon pamje të patrasmetura deri më sot nga arkiva e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë ku tregohet gjendja e rrënuar shpirtërore, ekonomike dhe shoqërore e vendit tonë që sapo doli nga regjimi ateist…
Komuniteti Orthodhoks i Tiranës u lut në Kishën e Ungjillëzimit në Tiranë për Fortlumturinë e Tij Kryepiskopin Anastas. Të gjithë klerikët e Tiranës ishin të pranishëm në kishë por edhe besimtarë të shumtë nën drejtimin e Mitropolitit të Amantias Hirësi Nathanaili. Radio “Ngjallja”
Primatët e Kishave Orthodhokse të botës luten nxehtësisht për shëndetin e Fortlumturisë së Tij Kryepiskopit Anastas. Në këto ditë të vështira për shëndetin e Kryepiskopit Anastas, Primatët e Kishave Orthodhokse në mbarë botën, Episkopë, klerikë, besimtarë të shumtë kanë dërguar letra ku luten nxehtësisht për shëndetin e Fortlumturisë së Tij Kryepiskopit Anastas. Patriarku Ekumenik Tërëshenjtëria…