Me madhështi dhe përkushtim shpirtëror u kremtua festa e madhe e Fjetjes së Hyjlindëses Mari në ishullin e Imbros. Në Kishën e Ungjillëzimit në fshatin Agridhia, Patriarku Ekumenik Vartholomeu bashkëmeshoj me Kryepeshkopin e Shqipërisë, Fortlumturinë e Tij z. Joan, të shoqëruar nga hierarkë të Patriarkanës Ekumenike. Pas Liturgjisë Hyjnore u zhvillua procesioni i daljes së…
E hënë, 17 gusht 2026 – Shenjtori i ditës. Dëshmorët Mironi. Dëshmorët Stratoni, Patrokli, Filipi, Eftihiani dhe Qipriani. Dëshmorët Pavli e Juliana. Oshënar Egloni. – DËSHMOR MIRONI – Shën Mironi u martirizua rreth vitit 250, kur perandor ishte Deci. Duke qenë se rridhte nga një familje e pasur, Mironi mund të jetonte me të gjitha…
Fjala e Fortlumturisë së tij, Kryepiskopit Joan në Kampin Orthodhoks për vajza “Bariu i Mirë” Përsa i përket udhëtimit me Krishtin, në Ungjill thuhet: “Kush të dojë të vijë pas meje, le të mohojë veten e tij dhe le të ngrerë kryqin e tij përditë dhe le të vijë pas meje” (Llk.9:23). Gjithashtu, në Ungjillin…
E premte, 24 korrik 2026 – Shenjtori i ditës. DITË KRESHME Dëshmore e madhe Kristina. Omologjet Athinagora. Dëshmorët Borisi dhe Gljebi. Dëshmor Imenesi. – DËSHMORE E MADHE KRISTINA – Fëmijë e vetme e gjeneralit idhujtar Urban, lindi dhe jetoi në qytetin bregdetar të Tirës, në veri të Palestinës, në kohën e Sevirit (193-211). Për shkak…
E enjte, 23 korrik 2026 – Shenjtori i ditës. Profeti Ezekiel. Hierodëshmorët Apolinari e Vitali të Ravenës. Oshënare Pelagjia në Tinos. – PROFETI EZEKIEL – Profeti i shenjtë Ezekiel, emri i të cilit do të thotë “Perëndi i fortë” (ose Perëndia do të forcojë”), ishte prift i Tempullit. Kur Jerusalemi u mor për herë të…
Kryebariu i Kishës sonë, Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan viziton kampet verore dhe zhvillon bisedë shpirtërore me pjesëmarrësit Më 21 dhe 22 korrik 2026, Kryepiskopi Joan viziton kampet verore për vajza dhe djem të Kishës sonë dhe zhvillon bisedë shpirtërore me pjesëmarrësit. Kampi i parë dhe i dytë, për vajza zhvillohen në Manastirin “Shën Joan…
E mërkurë, 22 korrik 2026 – Shenjtori i ditës. DITË KRESHME Maria Magdalena, miroprurëse. Dëshmore Markela në Hios. Oshënar Menelao. – MARIA MAGDALENA, MIROPRURËSE – Ishte nga fshati Magdala, afër Gjenisaretit. Bënte pjesë në grupin e grave që ishin shëruar nga Krishti dhe E ndoqën pas nëpër udhëtimet e Tij për të përhapur Ungjillin, duke…
Fjala përshëndetëse e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Joan, në Forumin Rajonal Evropian ‘Religions for Peace Europe’ në kuadër të programit të trajnimit ‘Shared Sacred Flourishing’. Të nderuar përfaqësues të bashkësive fetare, Të nderuar pjesëmarrës Me nderim ju drejtoj këtë përshëndetje në takimin e sotëm ndërfetar. Prania jonë në të njëjtën hapësirë nuk përbën thjesht një…
Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan, sot priti në takim pjesëmarrësit e forumit evropian “Religions for Peace Europe”, të cilët ndodhen në Tiranë në kuadër të forumit rajonal dhe programit të trajnimit “Shared Sacred Flourishing”. Gjatë bashkëbisedimit u ndanë mendime mbi rolin e komuniteteve fetare në promovimin e paqes, dialogut dhe bashkëpunimit ndërfetar, si një kontribut…