E martë, 26 mars 2024 – Shenjtori i ditës. Mbledhja për Kryeengjëllin Gavriil/Gabriel. Dëshmorët Kodrati, Theodhosi, Emanueli etj. Dëshmor Montani etj. në Sirmium. JEMI NË KRESHMËN E MADHE TË PASHKËS (18 MARS – 5 MAJ) – MBLEDHJA PËR KRYEENGJËLLIN GAVRIIL/GABRIEL – Është zakon që pas festave të mëdha të Zotit të kremtojmë atë që u…
E premte, 22 mars 2024 – Shenjtori i ditës. JEMI NË KRESHMËN E MADHE TË PASHKËS (18 MARS – 5 MAJ) Hierodëshmor Vasili i Angirës. Dëshmoret Kalinika, Drosidha. Dëshmor Oktaviani në Kartagjenë. – HIERODËSHMOR VASILI I ANGIRËS – Shën Vasili ishte prift në Kishën e Angirës në Galati, kur ishte episkop Markeli, i cili e…
“Mban kreshmë? Tregoje me vepra. Çfarë veprash? Kur shikon ndonjë të varfër, ndihmoje. Kur shikon armikun tënd, të pajtohesh dhe të bëhesh mik me të, të mos shash, të mos shpifësh, të mos vjedhësh, të mos bësh ndonjë padrejtësi, të mos mbash nëpër gojë njerëzit, etj. Me fjalë të tjera, nuk duhet të mbajë kreshmë…
E enjte, 21 mars 2024 – Shenjtori i ditës. Omologjet Jakovi i Katanias. Dëshmorët Filimoni, Domnini. Oshënar Serapioni në Egjipt. JEMI NË KRESHMËN E MADHE TË PASHKËS, 18 MARS – 5 MAJ) – OMOLOGJET JAKOVI – Ati ynë Jakovi, që kur ishte i ri bënte një jetë asketike, që të dilte para Perëndisë si enë…
E mërkurë, 20 mars 2024 – Shenjtori i ditës. Oshënarët dëshmorë në Manastirin e Shën Savës. Dëshmoret Aleksandria, Klaudia, Efprasia, Matrona, Juliana, Efimia dhe Theodhosia. Oshënar Nikita Konfesori, episkop i Apollonisë. Oshënar Martini i Dumas. Dëshmor i ri Mironi. E MËRKURA E BARDHË. KEMI NISUR KRESHMËN E MADHE TË PASHKËS (18 MARS – 5 MAJ)….
Në datën 16 mars, populli bullgar dhe bota orthodhokse i dhanë lamtumirën Patriarkut dhe Mitropolitit të Sofies, Neofitit. Me këtë rast ishin shpallur nga qeveria bullgare dy dite zie kombëtare. Në shërbesën e varrimit, në katedralen e Sofies “Shën Aleksandër Nevski”, morën pjesë mijëra besimtarë. Më pas, me një litani, trupi i Patriarkut u vendos…
E martë, 19 mars 2024 – Shenjtori i ditës. Dëshmorët Krisanthi e Daria, Klaudi tribuni, Ilaria, Jasoni e Mauri. Oshënar Inocenti i Komelit. E MARTA E BARDHË. KEMI NISUR KRESHMËN E MADHE TË PASHKËS (18 MARS – 5 MAJ). Tri ditët e para të kësaj jave të parë të Kreshmës quhen të bardha sepse janë…
FILLOJME KRESHMEN E MADHE TE PASHKES (18 MARS – 5 MAJ) Të hënën, më 18 mars, fillojmë plotësisht Kreshmën e Madhe të Pashkës, e cila sivjet do të zgjasë deri më 5 MAJ, në të kremten e Ngjalljes së Krishtit. Kreshma e madhe e Pashkës është një kreshmë e veçantë me karakter të thellë pendimi,…
Hirësi dhe vëlla i shenjtë, me hidhërim të thellë mësuam lajmin e fjetjes në Zotin të vëllait dhe bashkëmeshëtarit tonë të dashur, Mitropolitit të Sofias dhe Patriarkut të Bullgarisë, z. Neofit. Vëllai ynë i gjithmonëkujtueshëm dha dëshminë e besimit orthodhoks përmes përulësisë, durimit gjatë sprovës së sëmundjes dhe dashurisë së çiltër. Ai e drejtoi popullin…