05 Απριλίου, 2024 - 14:46
Τελευταία ενημέρωση: 05/04/2024 - 14:53
Digjitalizohen mbi 220 mijë dokumente të komunitetit ortodoks
Διαδώστε:
Në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit me Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë (KOASH), Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) ka përfunduar procesin e digjitalizimit të fondeve arkivore të komunitetit ortodoks.
Në takimin e tyre përmbyllës, Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Z. Ardit Bido, përfaqësuesit e KOASH-it, Episkop Asti dhe Arkimandrit Anastasi, e vlerësuan bashkëpunimin, si një hap të rëndësishëm lidhur me ruajtjen dhe shfrytëzimin e pasurisë dokumentare në fjalë, në dobi të secilit prej institucioneve. Me finalizimin e këtij procesi që përfshinte vetëm fondet arkivore, DPA-ja do të vijojë me digjitalizimin e dokumenteve të tjera të krijuara nga komuniteti ortodoks.
Kjo marrëveshje, e nënshkruar në dhjetor të vitit 2019, erdhi në vazhdën e angazhimit të DPA-së me komunitetet e tjera fetare (mysliman, katolik, hebre dhe bektashi), për digjitalizimin e fondeve arkivore përkatëse.

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.
Διαδώστε:










