Dhimbje e thellë, lavdi, krenari e madhe për krishterimin, për shqiptarët…
Teksa u ula të shkruaja këto rreshta, zemra thellë më rënkon tek kujtoj historinë e kryqit të Kryepeshkopit Anastas, kur njoha me të, bariun që erdhi si bekim i Zotit, si enë e zgjedhur prej Tij.
Për 33 vjet pata folur dhe përcjellë me shumë patos me shumë kërshëri hyjnizimi Perëndie, mesazhe të tij shpresëdhënëse, hyjnore, për paqen, dashurinë njerëzore që përcillte ai. Vegimin e tij si një buzëqeshje për të ardhmen. Dhe tashmë tek po shkruaj këto rreshta, veneracioni më ka pushtuar thellë, i përunjur për kryebariun tonë të madh, të urtë, tashmë duhet të përcjell mes dhimbjes dhe dashurisë këto pak rreshta lavdie për të.
Viti 1967, Shqipëria përjetonte psalmin e së premtes së zezë. Kambanat kishin pushuar. Altarët në heshtje, zi, Krishti i varrosur. Në fakt, e kishim varrosur vetë ne shqiptarët, me dhunë, me forcë, nga diktatura e egër ateiste. Tokë e djegur, e nëmur, e zhuritur. Çdo gjë kishte vdekur. Asnjë shpresë nuk kishte mbetur.
Shqipëria, populli shqiptar, ecte “në luginën e hijes së vdekjes”, vargonjtë e vdekjes na kishin rrethuar, “ankthet e Shoelit na kishin pushtuar” Psalmi 116:3, fatkeqësia dhe dhimbja na kishin vënë përfund. Rëndë e zezë ishte gjendja, Shqipëria pa Zot! Por premtimi i Zotit, që unë do të jem me ju, nuk ishte shkulur ende në zemrat e shqiptarëve, të cilët e besonin atë me një patos hyjnor, ku vetëm prej Tij prisnin shpresë, dritë.

Vite ‘90-‘91, do të vinte e diela e Zotit, që kambanat përsëri të binin, të përcillnin simfoninë në shtëpitë e Tij që ishin rrënuar, djegur, shkatërruar. Ishin të etur shqiptarët, të drobitur nga kohët, për atë pakëz dritë të llambadhës së Pashkës, e cila tashmë do të ishte një kandil i pashuar në zemrat e tyre. Në këto kushte, sado dëshpëruese, paradoksale që mund të dukeshin, ftesa e së kremtes së ndritshme të Pashkës do të vinte, të ndriçonte jetën, gjininë njerëzore. Ashtu si Krishti me vuajtjet, mundimet, rrugën e kryqit, e mposhti dhe e mundi vdekjen përfundimisht, dhe shqiptarët që përjetonin kalvarin e kryqit do të thërrisnin psalmin e së dielës.
Krishti do të ftonte në besim në rrugën, në kryqin e Tij, shqiptarët për kapërcimin final të vuajtjeve të tyre. Himnet ngjallësore po kompozonin simfoninë e psalmit më të bukur hyjnizues të jetës:
“Sot erdhi shpëtimi në botë, le t’i këndojmë Zotit. Erdhi ora e Zotit”! Krishti nuk ishte më i varrosur, i vdekur. Ai ishte ngjallur, siç iu shfaq grave miroprurëse, të tërëshenjtës Mari, Maria Magdalenës, Maria e Kleopës, Marta dhe Maria e Joanës, Solomës, Suzanës, dhe vet nxënësve të Tij, që e kërkuan si të vdekur, por Ai ishte Ngjallur, tek dëgjuan zërin e engjëllit që u tha: “Pse e kërkoni të gjallin ndër të vdekur”?! Lukai 24:5
Shqipëria, lëndinë e hijes së vdekjes kishte nevojë për një bari të ndizte një llambadhë, të thërriste grigjën në udhën e Zotit. Shqipëria, si dikur, Iliria e hershme, të kishte një apostull, dishepull të Krishtit, si apostulli i kombeve Shën Pavli, që këmba e tij të shkelte dhe goja e tij të fliste, për paraardhësit tanë, viset e Ilirisë, që Ptolemeu (100-168 para Krishtit) i quante albanë, të përhapte krishterimin, siç shkruan ai në letrën e Romakëve, “nga Jerusalemi deri në Iliri, u kam përhapur ungjillin e Krishtit (Romakëve: 15:19).

Të ndërtonte, si arkitekt themelues i krishterimit, Kishën Apostolike të Ilirisë, shek. I, viti 58, ps. K. Ashtu siç pohon dhe dokumenton: “Sipas hirit të Perëndisë që më është dhënë, si arkitekt i ditur, unë kam hedhur themelin dhe një tjetër ndërton mbi të, por secili të ketë kujdes se si ndërton mbi të, sepse askush nuk mund të hedhë themel tjetër, përveç atij që është hedhur, i cili është Jisu Krishti” (1 Korinthianëve 3:10-11).
Të dorëzonte barinjtë, siç thotë tradita, siç dorëzoi Shën Pavli apostull, episkop Marinin, një nga shtatëdhjetë dishepujt e Krishtit, gjatë udhëtimit të tij për në Iliri, në stacionin romak Claudiana, Peqini i sotëm (Veprat e Apostujve 17:1). Të vendoste, siç besohet në traditën e krishterë, peshkopin e parë të Durrësit, Shën Qesarin, ku kishte një komunitet të përbërë nga disa familje të krishtera që formonin Kishën Apostolike në këtë qytet, pohuar nga Farlati në veprën e tij “Illyricum Sacrum”, që ndodhet si dokument në Kishën e vjetër të Jerusalemit.
Të ndërtonte, si arkitekt themelues i krishterimit, Kishën Apostolike të Ilirisë, shek. I, viti 58, ps. K. Ashtu siç pohon dhe dokumenton: “Sipas hirit të Perëndisë që më është dhënë, si arkitekt i ditur, unë kam hedhur themelin dhe një tjetër ndërton mbi të, por secili të ketë kujdes se si ndërton mbi të, sepse askush nuk mund të hedhë themel tjetër, përveç atij që është hedhur, i cili është Jisu Krishti” (1 Korinthianëve 3:10-11).
Të dorëzonte barinjtë, siç thotë tradita, siç dorëzoi Shën Pavli apostull, episkop Marinin, një nga shtatëdhjetë dishepujt e Krishtit, gjatë udhëtimit të tij për në Iliri, në stacionin romak Claudiana, Peqini i sotëm (Veprat e Apostujve 17:1). Të vendoste, siç besohet në traditën e krishterë, peshkopin e parë të Durrësit, Shën Qesarin, ku kishte një komunitet të përbërë nga disa familje të krishtera që formonin Kishën Apostolike në këtë qytet, pohuar nga Farlati në veprën e tij “Illyricum Sacrum”, që ndodhet si dokument në Kishën e vjetër të Jerusalemit.

Themeli i Kishës Apostolike në Iliri, që vendosi apostull Pavli, mbeti i palëkundur, sepse u themelua mbi shkëmbin që është Krishti, ashtu si vetë Ai e tha: “Dhe dyert e ferrit nuk do ta mundnin atë” Mateu 16:18.
Kishte ardhur koha që ne shqiptarët të thërrisnim të gjithë: “Hosana, Hosana, i bekuar është ai që vjen në emrin e Zotit” Joani 12:13.
Paradoks. Historia përsëritet si në Ilirinë e dikurshme, të hershme.
Kishe ardhur koha që lambadhën e Pashkës duhet ta ndizte një njeri, siç thotë Patriarku i Patriarkanës Ekumenike të Stambollit, Bartolomeu I: “Kryepeshkopi Anastas që erdhi si dhuratë që Zoti i bëri njerëzimit”.
Kishte ardhur Kryepeshkopi Anastas, si emri i tij Anastas që do të thotë ngjallje. Kishte ardhur vërtet si ngjallje për shqiptarët.

17 korrik 1991, kishte ardhur më në fund në Shqipëri Kryepeshkopi, si bekim, që do të udhëhiqte grigjën për të ngjallur shpresë: Krishti u ngjall, Zoti është me ne, edhe ne me Zotin. Nuk do të na braktisë Perëndia. Kryebariu ynë do të lutej me shpresë për shqiptarët dhe do të thërriste psalmin:
“O Zot, o Zot, shtjer syrin prej qiellit, edhe shiko, edhe vizito, edhe rregullo, këtë vresht të cilën e ka mbjellë dora jote e djathtë”.
Me besim të thellë Perëndie, kudo filloi të dëgjohej fjala e Zotit të ngjallur.
Në kushte e një piskamë vdekjeje, kryebariu ynë, episkopi i Andrusës, Anastasi, do të pranonte në heshtje, kryqin, kalvarin, vuajtjet e tij. “Kushdo që të më vijë pas, le të marrë kryqin e tij dhe le të më ndjekë” Marku 8:34.
Perikopeja e së premtes së zezë ishte prolog i udhës së mundimshme të kryqit që do të përjetonte gjatë gjithë jetës së tij në Shqipëri.
Me gurët që na sulmonin, filluam të ngrinim muret e shtëpive…

Me gurët që na sulmonim filluam të ngrinim muret e shtëpive, si një herë e në një kohë të Dhiatës së Vjetër. Do të lutej Kryepeshkopi ynë pa pushim në gjithë Shqipërinë e djegur. Do të meshonte pa u lodhur, pa u ndalur asnjëherë, ashtu si 12 apostujt që shpërndanë në të gjithë botën ungjillin e dashurisë, paqes në kohën e persekutimeve të egra. Kryebariu ynë Anastas, do të ecte në gjurmët e Shën Pavlit, Apostull, që përhapi ungjillin nga Jerusalemi deri në Ilyricum, pa iu trembur piskamës së vdekjes, ashtu si ai.
Nuk kishte asgjë, as fron për t’u ngjitur, siç thoshte vetë Kryepeshkopi ynë, por një stol i thyer plot gozhdë që i kishte lënë persekutimi i egër ateist. Nga 3 episkopata, 19 zëvendësi hierarkike, 330 enori, dhe 25 manastire që kishte kisha para vitit 1967 nuk kishte mbetur asgjë. Nga të gjithë klerikët, kishin mbetur 12, asnjë episkop. Kjo ishte therëse, tmerruese. Madje pa një gjurmë shprese. Pikërisht në këtë kohë, kur shpresa dhe besimi dukeshin të venitur, Perëndia i mrekullive zgjodhi një person si dritë të saj, si enë të zgjedhur.

Populli që ecte në errësirë pa një dritë të madhe…
Populli që ecte në errësirë pa një dritë të madhe. Fjalët e profetit Isaia po zbatoheshin nga kryebariu ynë:
“Kush do të shkojë për mua? – tha Zoti.
– Ja ku jam, dërgomë mua”.
Kjo ishte thirrja e Zotit, shkruar në Librin, “Shkrimi i Shenjtë”. Kudo filluan të ringrihen muret e shtëpive të Zotit. Shqiptarët po hynin në portat e tyre, siç thuhet në Bibël, me falënderim, me lavde. Kremtoni. Bekoni Emrin e Tij! Duhej meshuar pa pushim. Duhej shpresë për shpirtra të pashpresë.
Kryebariu ynë, do të lutej për ata që nuk ishin lutur kurrë prej vitesh. Pesha e rëndë e Kryqit tashmë ishte bërë për të dashuri e zjarrtë për Perëndinë, për shqiptarët e shumëvuajtur. Psalmi 123 u bë lutja e tij e vazhdueshme: “Në qoftë se Zoti nuk do të kishte mbajtur anën tonë, atëherë ujërat do të na kishin mbuluar… Ndihma jonë është tek Emri i Zotit.
Pas 40 vitesh mungesë do të shkruhej më në fund emri i Kishës Ortodokse dhe i primatit të saj, që kishte marrë tashmë përgjegjësinë për ringritjen nga gërmadhat. Nga korriku i vitit 1991 si Eksark Patriarkal, nga qershori i vitit 1992 si Primat, Kryebariu ynë do të kryejë një revolucion të madh të paparë për Kishën, për besimin, për Ringjalljen. Ringriti nga varri ateist, besimin, ngjalli në zemrat e shqiptarëve një kishëz të vogël, lindi tek ata një Krisht-foshnjë. Ndërtoi shtëpitë e Zotit, nga Jugu në Veri, nga metropoli, në zonat më të thella të vendit. Ndërtoi gjithë mitropolitë e Shqipërisë. Po, rrugën e konsolidimit të Kishës, Kryepeshkopi Anastas do ta vazhdojë më tej.

Me dashuri Perëndie, me dorën e djathtë, me shikim të syrit nga qielli, të vreshtit të Zotit, me frymë urtësie, paqeje, bashkimi, vëllazërimi, do të formojë fillimisht Sinodin e shenjtë të Kishës prej 4 anëtarësh, hierarkët Mitropoliti i Beratit, imzot Ignati, Mitropoliti i Korçës, imzot Joani, Episkopi i Apollonisë, Hirësi Kozmai, dhe kryesekretar atë Jani Trebicka.
Sinodi i sotëm numëron në gjirin e tij 8 anëtarë, dhe sot janë formuar dhe funksionojnë 6 mitropoli. Përveç Mitropolive kryebariu ynë, në gjurmët e Shën Kozmait të Kolkondasit, shek.18-të, që luftonte për dije dhe arsim hirotonisi 160 klerikë shqiptarë të arsimuar në Akademinë Teologjike, Shën Vlash, Durrës, të cilët përcjellin mesazhin e Ungjillit: “Duaje Zotin tënd me gjithë zemrën tënde dhe duaje të afërmin tënd si veten tënde” dhe luten në meshën e Shën Gojartit: “Lutemi për Republikën e Shqipërisë dhe presidentin dhe qeverinë e saj”.

Tashmë Kisha ka Akademinë teologjike dhe Departamentin e Teologjisë dhe Shkencave Humane. Universitetin e saj “Logos” për përgatitje më të lartë jo vetëm të klerikëve, por edhe të rinjve, jo vetëm studime për teologji, por edhe degë të tjera të shkencës.
Me nismën, bekimin, punën dhe përkushtimin e tij, u ndërtua një Kishë ku u riorganizuan 460 enori ortodokse. U ngritën nga themeli 150 kisha të reja të mëdha e të vogla. U restauruan 60 kisha, manastire dhe monumente kulture. U riparuan 160 kisha të tjera.
“Çdo gjë që ua keni bërë këtyre më të vegjëlve, ma keni bërë mua”, – thotë Zoti tek ungjilli sipas Mateut 25:40.
Ky urdhërim hyjnor e udhëhoqi kryebariun tonë Anastas, që ndërtoi e rindërtoi një infrastrukturë të kishës në më shumë se 70 godina për kopshte e shkolla, qendra rinore, qendra shëndetësore, seli metropolitane, shtëpi pritjeje, punishte, mensa për të varfrit në disa qytete të Shqipërisë.
450 objekte ndërtuese sot portretizojnë një Kishë me infrastrukturë moderne evropiane që ekziston dhe përcjell mesazhin e dashurisë te të gjithë. Asnjë qenie njerëzore nuk mund të jetë krejtësisht jashtë përkujdesjes hyjnore, thoshte Kryepeshkopi Anastas.
Jeta e Kryepeshkopit ishte martirizim i udhës së Kryqit, lavdisë së Tij, që do të mbetet në piedestalin e portretizimit të hyjnizimit të Kryepeshkopit, çka bëri për Shqipërinë, shqiptarët, krishterimin mbarë, për të gjithë njerëzit që besojnë në Zot, por që përqafoi edhe ata që nuk besonin në Perëndi.

Kryepeshkopi Anastas, është sot një nga zërat më të dëgjuar të Krishterimit modern, të globalizmit, një nga zërat më të fuqishëm të dialogut mbarëbotëror. Mesazhi i tij i madh ungjillor: “Duajini armiqtë tuaj, bekoni ata që ju mallkojnë, u bëni mirë atyre që ju urrejnë, dhe lutuni për ata që ju keqtrajtojnë dhe ju përndjekin”, janë sot vizion, moto udhëheqëse e Kishës Ortodokse.
Vetëm mbi këtë themel hyjnor, thoshte Kryepeshkopi Anastas, mund të ndërtohet një shoqëri e shëndoshë njerëzore. Askush të mos guxojë të përdorë vajin e kandilit, për të ndezur zjarrin e urrejtjes fetare.
Me këtë postulat në vitin 2000, me propozim të 33 Akademikëve të Athinës dhe Shqipërisë, është nominuar për kandidat për çmimin Nobel për paqen. Kryepeshkopi ynë nuk kishte nevojë për çmim paqeje. Ai punoi për paqen dhe u bë vetë paqja në tokë për ne shqiptarët dhe për mbarë shoqërinë njerëzore.
Emri i Kryepeshkopit Anastas, simbolikisht ngjallje, u bë emblema e vetë ngjalljes, e shpresës, e dashurisë, hyjnizimit të Kishës, besimtarëve, popullit shqiptar. Sot Kisha Ortodokse është themeli i shpresës: Lavdia e Perëndisë shpërndahet në mbarë krijesën njerëzore, theksonte Kryepeshkopi Anastas.
Evropa dhe mbarë bota e nderuan kreybariun tonë si: President të Këshillit Botëror të Kishave, President nderi i konferencës Botërore të feve për Paqen, Anëtar nderi i Senatit të Akademisë Evropiane të shkencave dhe arteve, Profesor Emeritus i Universitetit Kombëtar Kapodistria të Athinës etj.
Dhimbje e thellë, lavdi, krenari e madhe për krishterimin, për
Dua ta mbyll këtë shkrim, për të cilin vuaj dhe brengosem se nuk munda të them të gjitha ato që duhen thënë për këtë bari, për këtë Apostull të Krishtit, për çka bëri për Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, për gjithçka për shqiptarët, me apostullatin lapidar të tij, që duhet të udhëheqë shoqërinë e sotme njerëzore dhe çdo njeri: “Të ecim siç është e denjë për Zotin, për t’i pëlqyer Atij në të gjitha” Kolosianëve 1:10.
E enjte, 30 janar, 2025, ditë e kobshme, e dhimbshme, e përjetuar me pikëllim të madh, ditë ku të gjithë besimtarët, shqiptarët, krishterimi mbarë, bota ortodokse, jeton sot me dhimbjen që po përcjell në fronin e Perëndisë, në Altarin e shenjtë qiellor Kryebariun tonë, që përjetë do të përcjellë me inkandeshencë rrezatuese paqen dhe dashurisë për të gjithë, për të gjithë shoqërinë e sotme, që ato të mbretërojnë kudo në çdo zemër, në të gjithë Galilenë e kombeve.
Sot me dhimbje të madhe, por me shumë dashuri kanë ardhur për t’i dhuruar një buqetë me lule.
Kanë ardhur me këtë rast, Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, Kryeministri i Greqisë z. Kyriakos Mitsotakis, patriarku i Patriarkanës Ekumenike të Stambollit, Tërëshenjtëria e Tij, z. Bartolome, patriarku i Jerusalemit, Theofil dhe primatë nga Kishat simotra të botës.
Dhimbje e thellë, lavdi, krenari e madhe për krishterimin, për
Rama: Ardhja e Mitsotakis, mesazh pandashmërie mes popujve tanë
Kryepeshkopit i jepet lamtumira e fundit, Rama: Janullatos ringriti Kishën Autoqefale
Kryeministri: Janullatos erdhi si një prift nga Greqia, sot ndahet nga ne si “Anastasi i Shqipërisë”
“Fortlumturisë së tij”, Kryepeshkopi i ndjerë i të gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, iu dha dje lamtumira e fundit. Besimtarë të shumtë u mblodhën si brenda ashtu edhe jashtë Katedrales “Ngjallja e Krishtit” për t’i dhënë përshëndetjen e fundit udhëheqësit të tyre shpirtëror.
Në ceremoni nuk munguan as Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Greqisë Kyriakos Mitsotakis.
Dhimbje e thellë, lavdi, krenari e madhe për krishterimin, për
Përgjatë 33 viteve në vendin tonë, Rama tha se Janullatos arriti të ringrejë Kishën Autoqefale të Shqipërisë dhe të përcillte mesazhe bashkimi e paqeje. Duke ndier mirënjohje për prezencën e homologut të tij grek sot në këtë ceremoni lamtumire, Rama e quajti ardhjen e Kyriakos Mitsotakis “mesazh pandashmërie në jetë e zi mes dy popujve”.
Shërbesa e varrimit u çel nga Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës, Bartolomeu, udhëheqësi shpirtëror i të krishterëve ortodoksë në mbarë botën.
Trupi i kryebariut të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë do të prehet në një ambient të posaçëm në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, një traditë shumëvjeçare e këtij besimi.
Fjala e plotë e Kryeministrit Rama
Dhimbje e thellë, lavdi, krenari e madhe për krishterimin, për
“Fort të lumë janë qysh tani ata që flenë në Zotin. Po, thotë Shpirti i Shenjtë, le të pushojnë nga punët e shumta sepse veprat e tyre flasin për ta”, – shkruhet në Zbulesën e Apokalipsit.
Tërëshenjtëria juaj, Patriarku Ekumenik Bartolome!
Fort të nderuar anëtarë, hierarkë të shenjtë të Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë!
Fort i nderuar Mitropolit Joani, Mbikëqyrës i Mitropolisë së Shenjtë të Tiranës dhe Durrësit!
I nderuar, Kryeministër i Greqisë dhe mik i mirëseardhur Kyriakos Mitsotakis!
Komuniteti ortodoks është sot në zi!
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë është sot e ve.
Kryepeshkopi Anastas e përfundoi detyrën e tij vikare si pasrendës i apostujve në shërbim të shpresëtarëve ortodoksë të Shqipërisë.
Jeta e tij fort e gjatë, por mbi të gjitha fort kuptimplotë qe një jetë për mbarë Kishën Katolike dhe Apostolike në kuptimin patristik të fjalës, në atë kuptim që merr në “Besojmën” e madhe të Koncilit të Nikesë mbajtur 1700 vjet më parë nën kujdesin e Kostandinit të Madh.
Plot 33 vite ungjillëzim në viset e Shqipërisë, nga viti tanimë i largët 1992 e deri më sot janë një shifër tejet domethënëse dhe jo vetëm simbolikisht e përputhur me moshën e Jezu Krishtit.
Nga këto 33 vite, 3 shërbyen për të predikuar ngjalljen e trupit mistik të ortodoksisë shqiptare dhe plot 30 të tjera për të punuar si një zdrukthëtar këmbëngulës në ringritjen e ngrehinës së shkrumbuar të Kishës Autoqefale të Shqipërisë.
Si nga një pikëpamje e thjeshtë njerëzore, si nga një pikëpamje thellësisht shpirtërore, jeta e Anastas Janullatosit ishte një jetë tërësisht e përmbushur përderisa përmes saj u realizua me gjithsej ëndrra e një fëmije.
“Kur isha fëmijë, – kujtonte Kryepeshkopi i ndjerë, – nuk më mjaftonte t’i jepja diçka Perëndisë, po duhet t’i jepesha plotësisht Atij. Doja që e gjithë qenia ime të jetonte në Krishtin. Si hierark i një bashkësie shoqërore historike, me ndikim të madh në mozaikun kombëtar shqiptar, personi i Kryepeshkopit Anastas dhe vepra e tij në krye të Kishës e të grigjës janë qëmtuar, janë admiruar, janë bekuar e janë qortuar e deri edhe janë anatemuar. Pasionet më kontradiktore janë shfaqur në mexhelisin tonë kur ka ardhur puna te veprimtaria publike edhe qytetare, e njeriut, i cili deshi apo s’deshi, mori mbi supe, deri edhe te zjarret e konflikteve fëmijërore të fqinjësisë sonë të ringjallur në të njëjtën kohë me ringjalljen e kishës, por edhe kjo, më së paku, dëshmon për stoicizmin e bariut, cilësi gjithnjë e më e rrallë në një kohë dhe në një botë ku gjithnjë e më të shumtë janë ata që lëkunden nga fryn era dhe që gjithnjë e më pak mundësi i lihet ‘Shpirtit të Shenjtë të fryjë nga të dojë’, siç shkruhet te gjeneza, por përtej atyre zjarreve të ndezura si rrufe në qiell të pastër, andej dhe këtej kufirit rri hapur pas gjysmë shekulli heshtje mortore dhe të shuara më pas si një hall në oborr të përbashkët dhe përtej paragjykimeve dhe dyshimeve kronike të lagjes sonë ballkanike, askush dhe asnjëherë nuk e vë dot në dyshim autenticitetin e angazhimit baritor të Kryepeshkopit për grigjën që e gjeti të vrarë, të plagosur dhe të shpërndarë 33 vite më parë dhe që e bashkoi me durim dhe përkushtim të madh në një vathë që të kujton shtëpinë e përtërirë nga arratia e demonëve për të cilën flet Jezusi në Ungjillin sipas Mateut.
Nuk kam unë për qëllim këtu të bëj as nekrologjinë dhe as eulogjinë e këtij prelati, të cilin për hirin e pamohueshëm të së vërtetës, gjithë çfarë mban rruzulli në njerëz të nderuar të fesë, intelektualë të angazhuar për paqen dhe përmes dialogut ndërfetar në artizanë të komunikimit mes kulteve dhe kulturave dhe deri te çdo kryetar shteti apo qeverie që e njohu, ia patën shumë zili Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe me siguri këtë opinion e bashkëndan tërësisht me mua dhe miku im, Kryeministri Mitsotakis, i cili na nderon sot me praninë e tij dhe të delegacionit të nderuar që e shoqëron për të nderuar figurën epokale të Kryepeshkopit, Kishën Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë dhe shtetin ku ajo sot merr frymë lirisht, duke dhënë njëkohësisht me këtë prani, mesazhin kuptimplotë të pandashmërisë në jetë dhe në zi mes dy vendeve dhe dy popujve tanë.
Kam pasur privilegjin të jem i pranishëm këtu në këtë Katedrale që Kryepeshkopi Janullatos ia kushtoi ngjalljes së Krishtit, ngjalljes së trupit të tij mistik në Shqipëri kur u bë inaugurimi dhe shugurimi i saj. Ishte dita e madhe e shpërblimit të mundit të tij të gjatë për ndërtimin e saj në një rrugëtim ku dhe mua mu dha mundësua ta shoqëroj bashkë me të tjerë, fillimisht si kryebashkiak e më pas si kryeministër, deri kur ai e bëri më në fund realitet.
Atë ditë, ai mund i patregueshëm derisa Katedralja hapi dyert u kremtua me pjesëmarrjen e patriarkëve dhe mitropolitëve të të gjitha kishave ortodokse te botës. Të atillë prestigj dhe peshë në një rrafsh shumë më të gjerë sesa kufijtë tanë, as ortodoksia shqiptare po as vetë Shqipëria nuk e kishin ndier e lëre pastaj, mishëruar ndonjëherë në rrafshin fetar.
Ishte një nderim solemn që mbarë bota ortodokse i bënte Kishës së saj autoqefale dhe vetë Shqipërisë, çka do të ishte e pamundur të imagjinohej pa praninë, pa rolin dhe pa personalitetin respektuar botërisht, të Kryepeshkopit tonë.
Sot më takon të kujtoj në nderin e tij, diçka që shumë e kanë parë apo e kanë ndjerë dhe shumë të tjerë s’e kanë kuptuar apo s’kanë dashur ta besojnë, por që në fund të fundit ai vetë e dëshmoi në 33 vjet dhe e dëshmon edhe sot me trupin që la këtu në tokën e Shqipërisë, i cili me kërkesën e tij do varroset pikërisht në këtë Katedrale të ringjalljes së Krishtit siç ai e quajti Katedralen dhe siç ngjallje kishte dhe vet kuptimin e emrit të tij. Kësisoj në këtë ditë të mbylljes së ciklit të një jete kushtuar ngjalljes duhet thënë pa farë dyshimi se në përmasën e vetme që atij i interesonte, atë të fesë, Anastasi erdhi mes nesh 33 vjet më parë si një prift nga Greqia dhe pas 33 vitesh ndahet nga mesi ynë si Anastasi i Shqipërisë.
Duhet pranuar se është vështirë, shumë vështirë të gjendet ne kujtesën tonë historike dikush i çfarëdo kombësie tjetër që të ketë qenë, që të jetë identifikuar me aq krenari dhe aq përkushtim me fjalë dhe me vepra me emrin e Shqipërisë sa kryepeshkopi Anastas.
E di që ka plot shqiptarë që nuk pajtohen me këtë që thashë, por durim. Dhe ata le të kundrojnë me reflektim të paqtë dhe natyrisht të çliruar nga paragjykimet apo nga dyshimet fqinjësore vetëm disa nga veprat e tij, ku ashtu siç njihet pema e mirë nga frutet e saj, lexohet pa asnjë ekuivok edhe identifikimi i tij me Shqipërinë tonë.
Sot dëgjohet në diptikët e shenjtë në të gjitha gjuhët liturgjike të Ikumene-së ortodokse, emri i Kryepeshkopit të Shqipërisë i renditur menjëherë pas selive patriarkale dhe dy kishave autoqefale, asaj të Qipros dhe asaj të Greqisë. Kur e dëgjon këtë përnderim liturgjik është e pamundur të mos i jesh thellësisht mirënjohës njeriut që përcjellim sot, aq më tepër po të mos e harrosh që pas shkrirjes në flakën 23-vjeçare të ferrit ateist, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ishte vetëm hija e një kujtimi. Ekzistenca e kësaj kishe me frymën që për 33 vite i dha bariu i saj Anastasi i Shqipërisë është mirëfilli sot një aset konstitutiv i vetë pavarësisht, integritetit dhe sovranitetit të Republikës së Shqipërisë, një “Kishë e lirë në një shtet të lirë”.
Sa prekëse është në koherencën stoike të jetës së tij baritore dhe gjithë aq shpartalluese për të gjithë paragjykuesit dhe dyshuesit e tij, prania e këtij trupi pa jetë të rilindësit të kishës Autoqefale të Shqipërisë, pohimi i tij botërisht përpara pak kohësh në një intervistë të dhënë për shtypin grek e cila tingëllon më shqip sesa shqipja e kujtdo që e ka paragjykuar e dyshuar vetëm e vetëm se ai ishte grek, kryepeshkopin e ortodoksëve shqiptarë i cili tha: pasuesi im do të jetë shqiptar. Unë kam që në vitin 1963 që udhëtoj nëpër botë. Kam mësuar ta respektoj tjetrin siç është, të mendoj për të drejtat e tij. Imagjinoni të kishim në Greqi një situatë të ngjashme. A do ta pranonim ta drejtonte kishën e Greqisë një bullgar apo një serb? Sigurisht që jo. E konsideroj të mirëqenë që pasuesi im të jetë shqiptar. Ne nuk shkuam në Shqipëri për të bërë një koloni. Ne shkuam për të bërë një kishë autoqefale të Shqipërisë. Ajo nuk është pjesë e kishës së Greqisë. Ajo është një ndër 14 kishat ortodokse autoqefale të botës”, – e mbyll shprehjen e tij lapidare kryepeshkopi ynë.
Çfarë njeriu, çfarë bariu, çfarë pajtuesi dhe paqebërësi, çfarë greku në kombësi dhe çfarë shqiptari në shtetësi! Dinjitetin e martirizuar të kësaj kishe dhe të kreut të saj, larë me djersën dhe gjakun e stërmundimeve të Kristofor Kisit dhe Damian Kokoneshit, Irena Banushit dhe sa e sa të tjerëve, Kryepeshkopi Anastas e rivendosi të plotë në altarin e saj të rilindur duke i dhënë mundësinë kishës autoqefale të Shqipërisë, klerit dhe besnikëve te saj që sot ta marrin stafetën nga ky atlet triumfator i Krishtit dhe ta çojnë përpara në liri të plotë, në pavarësi të pakthyeshme dhe me një siguri të garantuar.
Mjafton ta dëshirosh dhe ke plotë çfarë të mësosh prej trashëgimisë së këtij njeriu që refuzoi me përulësi të rrallë qindra, mbase mijëra ftesa për armiqësi, për duel, për polemikë të cilat i erdhën pa kursim nga të katërta anët deri në ditën e fundit të jetës. Ai që duke mos qenë as vendas, mund të ishte dhe më i legjitimuar të vinte kujën për diskriminimin dhe keqtrajtimin parapëlqeu të ndiqte udhërrëfyesin e apostullit Pal apo Pavël siç e thërrasin ortodoksët, “megjithëse jam i lirë kundruall të gjithëve u bëra shërbëtori i të gjithëve, që të tërhiqja pas fjalës së Zotit sa më shumë njerëz”.
I lexuar si pak të tjerë dhe i hapur ndaj kulturës së madhe kryepeshkopi i nëntë gjuhëve që me mua kishte qejf të argëtohej duke këmbyer ndonjë fjalë mbi xhevahiret e Biblës po edhe të letrave laike, në ato pak momente që mbeteshin pasi më qante hallet e Kishës me siguri nuk do të mbante mëri, por jam i bindur do vinte në gaz këtë buzën e tij që për hir të së vërtetës i thoshte të tëra bashkë me ato që nuk thoshte sepse dua t’ia jap lamtumirën me disa rreshta të një emri “të mallkuar”, Oscar Wilde në De profundis-in e tij.
“Pjesa më e madhe e njerëzve jetojnë për t’u dashur dhe për t’u adhuruar nga të tjerët, por ne duhet të jetonim për të dashur dhe për të adhuruar të tjerët. Nëse dikush na jep dashuri, duhet ta pranojmë vetë se jemi të padenjë për t’u dashur. Askush s’është i denjë për t’u dashur. Vetë fakti që Perëndia e do njeriun, na tregon se në rendin hyjnor të gjërave dashuria e përjetshme u jepet pikërisht atyre që janë përjetësisht të padenjë për të. Nëse kjo duket fort e hidhur le ta kthejmë së prapthi dhe le të themi që gjithë njerëzit janë të denjë për t’u dashur me përjashtim të atyre që e meritojnë me të vërtetë”.
Fort të dashur besimtarë ortodoksë të mbledhur këtu nga të katër anët e këtij vendi, por dhe nga më larg, sot komuniteti ortodoks, jo vetëm në Shqipëri, por kudo gjetkë ka zi.
Sot kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë është në zi, por le ta themi serish me Shën Palin apo Pavlin “Gëzohuni gjithnjë në Zotin”. Jua përsëris, gëzohuni”.
Humbët në këtë jetë kryepeshkopin e 33 viteve që përmes fjetjes në Zotin, “ndërroi jetë”. Kjo ishte një shprehje që ai e konsideronte ndër më të bukurat e gjuhës shqipe, por ama fituat “Anastasin e Shqipërisë”!
Fituat një avokat atje lart, pranë Zotit që liturgjia e Shën Joan Gojartit e quan aq bukur një “mik të njeriut”.
Fituat shembullin e një shpërblestari të pajtimit në tokë që tashmë u takon të gjithëve ta ndiqni dhe për hir të së vërtetës na takon të gjithëve ta ndjekim në këtë dhe në atë anë të kufirit, i cili nuk na ndan aq shumë sa në të vërtetë na bashkon.
Paqja qoftë me shpirtin e Anastasit të Shqipërisë në amshim dhe përdëllimi i kësaj dite sjelltë në zemrat e gjithësecilit prej jush ngushëllimin e Zotit të jetës.
Amen!
“Në këtë ditë të mbylljes së ciklit të një jete kushtuar ngjalljes duhet thënë pa farë dyshimi se në përmasën e vetme që atij i interesonte, atë të fesë, Anastasi erdhi mes nesh 33 vjet më parë si një prift nga Greqia dhe pas 33 vitesh ndahet nga mesi ynë si ‘Anastasi i Shqipërisë’”.
“Hodhi themelet e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë”
Mitsotakis: Kryepeshkopi Anastas, një urë miqësie mes dy popujve
Kryeministri grek teksa nderoi punën e Kryepeshkopit, e cilësoi atë si “diplomat të dashurisë”, boshllëku që lë pas.
Dhimbje e thellë, lavdi, krenari e madhe për krishterimin, për
Në liturgjinë e shenjtë dhe në shërbesën e varrimit të Kryepeshkopit Anastas Janullatos, mbajti një fjalë edhe Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. Ai u shpreh se Kryepeshkopi i ndjerë ishte një personalitet i veçantë. Kryeministri grek teksa nderoi punën e Kryepeshkopit, e cilësoi atë si “diplomat të dashurisë”.
“Largimi i tij nga jeta lë pas një boshllëk të pazëvendësueshëm. Jo vetëm në vendin ku shërbeu dhe në diasporën tonë, por kudo ku rreh zemra e helenizmit, për të cilin ai ishte për dekada me radhë një dritë udhërrëfyese. Një dritë dashurie dhe sakrifice, fisnikërie dhe thjeshtësie, bindjeje dhe efikasiteti. Një dritë e Ortodoksisë dhe e jetës së krishterë”, – theksoi Mitsotakis.
Ai u ndal edhe te momenti i mbërritjes në Shqipëri të Kryepeshkopit Anastas.
“Në një vend të rrënuar nga regjimi autoritar, me të krishterët të persekutuar dhe bashkëkombësit tanë të lënë në harresë. Megjithatë, duke marrë forcë nga besimi i tij i thellë, ai hodhi themelet e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë”, – tha Kryeministri grek.
Sipas tij, nuk është rastësi që Kryepeshkopin Anastas e vajtojnë si grekët, edhe shqiptarët. Për Mitsotakis, ai ishte gjithmonë një urë miqësie mes dy popujve dhe një hallkë komunikimi mes dy shteteve.
“Gurët që na hedhin, ata që luftojnë kundër veprës sonë, – thoshte shpesh me një buzëqeshje në fytyrë – ne i mbledhim dhe me to ndërtojmë kisha dhe shkolla.
– E thoshte dhe e nënkuptonte. Nuk është rastësi, pra, që sot e vajtojnë si grekët, ashtu edhe shqiptarët, por edhe njerëzit kudo në botë, pavarësisht fesë apo kombësisë. Kryepeshkopi ishte gjithmonë një urë miqësie mes dy popujve dhe një hallkë komunikimi mes dy shteteve. Prandaj, me plot të drejtë, mund të quhet ‘diplomati i dashurisë’.
Një mision që ai e përmbushi me maturi dhe ndërgjegje, por edhe me një vendosmëri të palëkundur”, – u shpreh Mitsotakis. Pasi e konsideron veten si një nga të fatlumët që pati mundësi ta njihte Kryepeshkopin, Mitsotakis nuk e fsheh dhe e konsideron këtë gjë si një pasuri personale.
“Ai ishte, siç e kishte quajtur im atë, i shenjtë dhe i urtë. Një njeri që të magjepste me dijet e tij dhe një karakter që, pa e shprehur me fjalë, të ftonte me shembullin e tij të bëheshe më i mirë. Pikërisht këtu përputheshin edhe rrugët tona: në aftësinë për të kuptuar problemet e shumicës, veçanërisht të më të dobëtëve dhe në përkushtimin për të luftuar, pavarësisht vështirësive, që ato të gjenin zgjidhje.
Për grekët dhe ortodoksët në Shqipëri dhe kudo në botë, Anastasi ishte burim krenarie. Ai ishte një shërbëtor i palodhur dhe i përulur, duke ofruar shpresë dhe udhëzim shpirtëror për besimtarët ortodoksë kudo në botë. Me urtësinë e tij teologjike dhe përulësinë e tij, ai dëshmoi se Kisha Ortodokse mund të jetë një komunitet i gjallë dashurie dhe kujdesi shoqëror, që bashkon popujt.
Prandaj, sot të gjithë ndiejmë një trishtim të thellë, por edhe një ndjenjë përgjegjësie për trashëgiminë që ai na la”, – tha Mitsotakis.
Patriarku Bartolomeu: Kryepeshkopi Anastas, i pazëvendësueshëm
Dhimbje e thellë, lavdi, krenari e madhe për krishterimin, për
Shërbesa e varrimit u çel nga Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës, Batrolomeu, udhëheqësi shpirtëror i të krishterëve ortodoksë në mbarë botën. Ai e konsideron ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit të Shqipërisë një humbje të madhe.
“Shtylla e madhe e Kishës Ortodokse në Shqipëri ka rënë! Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastasi, ka ndërruar jetë pranë Zotit! Edhe pse mosha e tij e madhe dhe përkeqësimi i shëndetit na kishin përgatitur për fundin e tij të afërt në këtë jetë tokësore, humbja e një Ati shpirtëror dhe udhëheqësi të tillë kishtar shkakton një dhimbje të thellë njerëzore! Anastasi ishte shërbëtori i mrekullisë së ringjalljes së Kishës Ortodokse në Shqipëri, pas natës së errët dhe të zymtë të ateizmit të organizuar dhe pas persekutimit të madh, që regjimi ateist u bëri të krishterëve”, – tha Bartolomeu.
Rindërtimi i Kishës Ortodokse
Imzot Joani: Vepra e Kryepeshkopit është madhështore dhe unike
Dhimbje e thellë, lavdi, krenari e madhe për krishterimin, për
Një fjalë në liturgjinë hyjnore dhe shërbesën e varrimit të Kryepeshkopit Anastas Janullatos e mbajti Mbikëqyrësi i Fronit Kryepiskopal, Imzot Joani. Ai vlerësoi veprën e Kryepeshkopit të ndjerë në rindërtimin e Kishës Ortodokse në Shqipëri.
“Vepra e Kryepeshkopit Anastas në rindërtimin e Kishës Ortodokse në Shqipëri është madhështore dhe unike. Nën kujdesin dhe përpjekjet e tij u ndërtua dhe restaurua infrastruktura kishtare, u hapën kopshte, shkolla dhe institute profesionale, si dhe u mbështet arsimi publik”, – tha ai. Por vepra më e madhe, sipas Imzot Joanit, është përpjekja e Kryepeshkopit Anastas Janullatos për të dhënë një frymë të drejtë dhe të mirë brenda Kishës. “Qëllimi i tij ka qenë të ndërtojë një Kishë ku Perëndia të adhurohet ‘në frymë dhe në të vërtetën’ (Jn 4:23). Për Kryepeshkopin Anastas, veprat ndërtimore nuk ishin një qëllim në vetvete, por një mjet për të realizuar misionin shpëtimtar të Kishës. Ndërtesat janë ngritur për njerëzit dhe në shërbim të tyre, duke qenë mjete që i shërbejnë adhurimit dhe jetës shpirtërore të besimtarëve”, – tha ai.
Mbesa e Janullatos: Shqipëria u bë atdheu i dytë i tij
Dhimbje e thellë, lavdi, krenari e madhe për krishterimin, për
Mbesa e Kryepeshkopit të ndjerë, Anastas Janullatos, Roksani, tha se Shqipëria u bë për Kryepeshkopin Anastas, atdheu i tij i dytë.
“Vëllezërit e mi, në emër të familjes sonë do dëshiroja t’ju falënderoja për dashurinë që keni treguar për xhaxhain tonë gjatë gjithë këtyre viteve. Ju e dini sa shumë e deshi popullin me të cilin jetoi për më shumë se 30 vjet, popullin e Shqipërisë, të vendit që u bë atdheu i tij i dytë. Vëllezërit e mi, ne të krishterët ortodoksë e dimë se Perëndia është dashuri dhe ai që qëndron në dashuri, qëndron në Perëndi dhe Perëndia qëndron në të. Kjo ishte jeta e Anastasit: Dashuri, ofrim, drejtësi, vërtetësi, përulësi, përpjekje, guxim, shpresë. Le të përpiqemi të ndjekim shembullin e tij, i cili pati dashuri për Perëndinë e dashurisë. Dhe le të sjellim gjithmonë ndërmend që dashuria nuk bën dallim ndërmjet racave, kombeve dhe shteteve. Krishti u ngjall, vëllezërit e mi”, – tha ajo.
Ceremonia për Kryepeshkopin “bashkon” Ramën e Berishën
Dhimbje e thellë, lavdi, krenari e madhe për krishterimin, për
Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos, bëri dje “bashkë” Kryeministrin Edi Rama dhe liderin e opozitës, Sali Berisha. Ata bashkë me figura të tjera politike morën pjesë në ceremoninë mortore të lamtumirës për Kryepeshkopin Anastas Janullatos, në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë. Në një moment Rama e Berisha pozicionohen pranë njëri-tjetrit, por duke shmangur shikimet e disi të “ngrysur”. Mes tyre ishte Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.
“Promovoi bashkëjetesën paqësore”/ Papa Françesku, letër për Kryepeshkopin Anastas
Dhimbje e thellë, lavdi, krenari e madhe për krishterimin, për
Gjatë ceremonisë së funeralit të Kryepeshkopit Anastas Janullatos, u lexua letra e Papa Françeskut. Letra u lexua gjatë funeralit nga kreu i delegacionit të Vatikanit. Papa kujton në letër takimin e tij me Janullatosin gjatë vizitës në Shqipëri, teksa nënvizon impenjimin e Kryepeshkopit për të depërtuar në thellësitë e zemrave të njerëzve, pa humbur bashkimin me Kishat e tjera Ortodokse, si edhe kontributin në dialogun e në bashkëjetesën paqësore me Kishat dhe fetë e tjera.
“Kur mbërriti në Shqipëri – disa priftërinj e pritën me urimin e Pashkëve në greqisht ‘Christos Anesti!’. Ai u përgjigj shqip, duke shprehur dëshirën e tij të zjarrtë për të jetuar me popullin dhe për të dëshmuar dashurinë e Zotit, e cila mposht çdo errësirë dhe shtypje, mes atyre që kishin vuajtur shumë”, – shprehet Papa Françesku.
Prof. dr. Bedform Strohm, kryetari i Komisionit Qendror të Këshillit botëror të Kishave të Botës: Ne merrnim veç bekimi nga Kryepeshkopi Anastas për krishtërimin botëror.
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










