30/05/2025 30/05/2025 E premte, 30 maj 2025 – Shenjtori i ditës. DITË KRESHME Oshënar Isaaku i Manastirit të Dalmatëve. Dëshmor Natali. Oshënare Emelia. – OSHËNAR ISAAKU I MANASTIRIT TË DALMATËVE – Ati ynë i shenjtë ishte një eremit sirian, i cili jetonte në shkretëtirë gjatë persekutimit të perandorit Valens (364-379) kundër të krishterëve. Më 378, tek po...
30 Μαΐου, 2025 - 17:40

Oshënar Isaaku i Manastirit të Dalmatëve. Dëshmor Natali. Oshënare Emelia

Διαδώστε:
Oshënar Isaaku i Manastirit të Dalmatëve. Dëshmor Natali. Oshënare Emelia

E premte, 30 maj 2025 – Shenjtori i ditës.
DITË KRESHME
Oshënar Isaaku i Manastirit të Dalmatëve. Dëshmor Natali. Oshënare Emelia.
– OSHËNAR ISAAKU I MANASTIRIT TË DALMATËVE –
Ati ynë i shenjtë ishte një eremit sirian, i cili jetonte në shkretëtirë gjatë persekutimit të perandorit Valens (364-379) kundër të krishterëve. Më 378, tek po përgatitej perandori në fushatë kundër gotëve, mbledhur në brigjet e Danubit, shenjti iu paraqit atij e i tha: “Madhëri, urdhëro të rihapen kishat, dhe do të kthehesh fitimtar”. Por sovrani e përbuzi.
Të nesërmen, asketi i shkoi përsëri përpara e ia përsëriti kërkesën, por Valensi iku mënjanë. Ditën e tretë i preu rrugën dhe i rrëmbeu kapistrën e kalit e nuk pushonte së përsërituri kërkesën. Kur arritën në një grykë të thellë, perandori, i lodhur, i urdhëroi rojat e tij ta kërkonin shenjtin. Ai ra në mes të manave, si në një krevat të rehatshëm dhe dy të rinj të veshur me rroba të bardha e tërhoqën dhe e çuan shëndoshë e mirë në Konstandinopojë, në mes të sheshit, para perandorit që po vinte. I çuditur, Valensi e pyeti nëse ishte ai që kishte rënë në atë grykë. Shenjti iu përgjigj: “Hap kishat dhe do të kesh gëzim. Nëse nuk vepron kështu, ta dish se do të humbësh, armiqtë do të të djegin mbi kashtë”. I tronditur nga ky zbulim, perandori ngarkoi dy senatorët, Saturninin dhe Viktorin, të ruanin Isaakun, derisa ai të kthehej. Beteja u zhvillua pranë Adrianopojës më 9 gusht 378, ku ushtria e perandorit u shpartallua. Valensi u tërhoq, u fsheh në një mullar kashte.
Barbarët e zbuluan atëherë dhe i vunë zjarrin, kështu që perandori u dogj mjerueshëm, duke u përmbushur kështu edhe profecia e Isakut. Trupat që kishin shpëtuar nga përleshja, donin ta vinin në provë Isaakun dhe i thanë: “Përgatitu të japësh llogari për sjelljen tënde, sepse perandori po kthehet”. Por shenjti u përgjigj: “Ja, era e kockave të tij të djegura më ka ardhur që prej 7 ditësh”.
Kur Theodhosi i Madh erdhi në pushtet, si u informua për rolin e madh që kishte luajtur murgu, e liroi dhe shpalli një dekret i cili u kthente orthodhoksëve përdorimin e kishave të tyre pas 40 vjetësh ndalimi. Isaaku deklaroi se tashmë misioni i tij kishte përfunduar dhe se duhej të kthehej në shkretëtirë. Por Saturnini dhe Viktori iu lutën me lot të qëndronte në qytet e të ringrinte jetën murgërore të lënë pas dore gjatë persekutimit arian.
Por ai pranoi vetëm me kusht që t’i ndërtonin një qeli në një vend të qetë e të veçuar. Të dy senatorët u bënë fëmijët e tij shpirtërorë. Saturnini ofroi një tokë të vogël në Samathia, pranë Kserolofos, ku shenjti u vendos në një qeli të thjeshtë dhe filloi jetën e tij eremite. Çdo mëngjes, të dy bijtë shkonin dhe i merrnin bekimin. Shumë njerëz të tjerë të devotshëm e vizitonin. Vetë perandori Theodhos shkonte e shikonte dhe i kërkonte lutje për perandorinë. Shumë nxënës shkuan pranë tij dhe pak nga pak vendi u bë manastiri i parë në Konstandinopojë (382). Nën ndikimin e tij, shumë vëllazëri të tjera me rreth 50 murgj u ndërtuan, si brenda qytetit ashtu edhe përreth tij, veçanërisht ai i Shën Ipatit.
Shën Isaaku i vizitonte shpesh dhe i nxiste në punët shpirtërore. Megjithëse nuk kishte një autoritet zyrtar, nderohej si atë nga të gjithë murgjit e kryeqytetit. Kur mësonte se njerëzve u mungonin gjërat më të nevojshme, vinte në dijeni të krishterët që ishin të pasur dhe këta i ndihmonin. Ditët e tij të fundit i kaloi në paqe në manastir. U lajmërua nga Zoti për largimin e tij, mblodhi dishepujt dhe i ngushëlloi të qëndronin të fortë dhe caktoi Dalmatin që ta pasonte, më pas dha frymën te Perëndia më 406. I gjithë populli u hidhërua. Pas ceremonisë në katedrale drejtuar nga patriku, Aureliani, një personazh i oborrit, i cili ishte administrator i zellshëm i shenjtit, dërgoi një grup ushtarësh që të mbanin trupin e shenjtit e ta vendosnin në katakombin e kishës së ndërtuar nga vetë Aureliani për nder të shën Stefanit.
* * * * *
– OSHËNARE EMELIA –
Oshënarja lindi në Kapadhoki, e cila asokohe ishte provincë e Perandorisë romake, në fund të shek. III ps. K. Në ato zona Krishterimi ishte përhapur shumë, aq sa perandoria romake pagane filloi ta shihte si kërcënim. Emelia u martua me një shpresëtar të quajtur Vasil, dhe patën 9 fëmijë. Besimi i tyre i thellë u reflektua edhe tek fëmijët, shumë prej të cilëve i nderojmë sot si Etër dhe shenjtorë të mëdhenj të Kishës sonë, si Vasili i Madh, Grigori i Nisës, shën Makrina, Theosevia, Petro i Sebastisë etj.
Pasi i shoqi ndërroi jetë, Emelia e kaloi pjesën e mbetur të jetës në përkushtim të plotë ndaj Perëndisë së bashku me të bijën, Makrinën. Meqë komunitetet murgërore nuk ishin përhapur ende gjerësisht, u përkushtuan në shtëpinë e tyre, duke i trajtuar shërbëtorët si të barabartë me ta. Mënyra e tyre e jetesës tërhoqi edhe vajza të tjera, duke krijuar kështu një kinov (shoqëri motrash me rregull jetese të përbashkët të krishterë) të vogël, të përkushtuar lutjes dhe lavdërimit të Perëndisë.

 

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων