TRE BARINJ, NJË FRYMË
Në këtë fotografi të rrallë, ecin krah për krah tre barinj të mëdhenj të Kishës sonë Orthodhokse.
Majtas, i ndjeri Hirësi Ignati, Mitropoliti i Beratit dhe Kaninës, që dje mbushi një vit nga kalimi në përjetësi. Një njeri i përulur dhe i thellë, që foli me jetën e tij më shumë se me fjalë. Bekimi i tij mbeti në çdo gur, në çdo ikonë, në çdo altar që preku me duar të shenjta dhe shpirt të butë.
Në qendër, me hijeshi profetike dhe shtatin e një apostulli modern, ecën Kryepiskopi Anastas, themeluesi i rilindjes së Kishës Orthodhokse në Shqipëri, që pas pak ditësh mbush gjashtë muaj që është prehur në Zotin. Një njeri me viyion profetik, që me urtësinë, guximin dhe dashurinë e tij të pamasë, ringriti jo vetëm Kishën, por edhe shpirtin e shpresën e një populli.
Djathtas, Kryepiskopi i tanishëm Joan, që mban stafetën e shenjtë me përulësi, guxim dhe lutje të pashtershme. Një udhëtar i besës dhe i shpirtit të palëkundur, që ecën me përkushtim mbi gjurmët e shenjta të paraardhësve të tij, duke udhëhequr Kishën me qetësi, urtësi dhe dashuri atërore.
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










