13/08/2025 13/08/2025 Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joani, priti sot një delegacion të Kishës Orthodhokse të Rusisë, të kryesuar nga Hirësia e Tij Andoni, Mitropoliti i VoloKolamskut, Kryetar i Departamentit për Marrëdhënie të Jashtme të Kishës së Rusisë. Në përbërje të delegacionit ishin gjithashtu, Protopresviteri Nikolaj Balashov dhe Protopresviteri Igor Jakimçuk....
13 Αυγούστου, 2025 - 16:44

Mitropoliti Antoni i Volokolamskut u takua me Primatin e Kishës Ortodokse Shqiptare

Διαδώστε:
Mitropoliti Antoni i Volokolamskut u takua me Primatin e Kishës Ortodokse Shqiptare

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joani, priti sot një delegacion të Kishës Orthodhokse të Rusisë, të kryesuar nga Hirësia e Tij Andoni, Mitropoliti i VoloKolamskut, Kryetar i Departamentit për Marrëdhënie të Jashtme të Kishës së Rusisë.

Në përbërje të delegacionit ishin gjithashtu, Protopresviteri Nikolaj Balashov dhe Protopresviteri Igor Jakimçuk.

Nga ana e Kishës së Shqipërisë ishin të pranishëm, Mitropoliti i Elbasanit Andoni, Mitropoliti i Amantias Nathanaili dhe Episkopi i Krujës Anastasi.

Gjatë takimit u shkëmbyen mendime mbi marrëdhëniet ndërorthodhokse, si dhe mbi tema të ndryshme që lidhen me dëshminë e Orthodhoksisë në botën e sotme. U vu theks i veçantë mbi çështjen madhore të paqes në Ukrainë, duke u theksuar gjithashtu nevoja për lutje, dialog dhe përpjekje të vazhdueshme për arritjen e saj.


Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων