26/09/2025 26/09/2025 Fortlumturi dhe Kryepiskop fort i shenjtë i Tiranës, Durrësit dhe i Githë Shqipërisë, vëlla dhe bashkëmeshtar fort i dashur dhe fort i shtrenjtë më Krishtin Perëndi, z. Joan, duke ju përqafuar vëllazërisht më Krishtin, Fortlumturi i nderuar, që jeni fort i shtrenjtë për ne, ju përshëndesim ngrohtësisht nga zemra. Himnojmë dhe lavdërojmë Zotin e lavdisë,...
26 Σεπτεμβρίου, 2025 - 18:54

LETËR URIMI E TËRËSHENJTËRISË SË TIJ, PATRIARKUT EKUMENIK TË KONSTANDINOPOJËS, BARTHOLOMEUT, ME RASTIN E FESTËS SË EMRIT TË KRYEPISKOPIT JOAN

Διαδώστε:
LETËR URIMI E TËRËSHENJTËRISË SË TIJ, PATRIARKUT EKUMENIK TË KONSTANDINOPOJËS, BARTHOLOMEUT, ME RASTIN E FESTËS SË EMRIT TË KRYEPISKOPIT JOAN

Fortlumturi dhe Kryepiskop fort i shenjtë i Tiranës, Durrësit dhe i Githë Shqipërisë, vëlla dhe bashkëmeshtar fort i dashur dhe fort i shtrenjtë më Krishtin Perëndi, z. Joan, duke ju përqafuar vëllazërisht më Krishtin, Fortlumturi i nderuar, që jeni fort i shtrenjtë për ne, ju përshëndesim ngrohtësisht nga zemra.
Himnojmë dhe lavdërojmë Zotin e lavdisë, që i dhuroi Kishës së Tij të Shentjë Fortlumturinë tuaj të nderuar, ndërsa neve një vëlla dhe bashkëmeshtar të shtrenjtë, dhe po komunikojmë me ju për t’ju shprehur urimet e Kishës së Shenjtë dhe të Madhe të Krishtit me rastin e të kremtes së Emrit Tuaj, si edhe urimet tona personale.
Të kremtet në traditën orthodhokse janë raste për të lavdëruar Perëndinë Triadik për dhuratat e Tij të papërshkrueshme ndaj botës dhe ndaj çdonjërit prej nesh. Këtë gjë po bëjmë edhe sot, duke e ndarë këtë gëzim me vëllezërit dhe duke marrë nga njeridashja e papërshkrueshme hyjnore frymëzim dhe fuqi për të shërbyer, për të dhënë fryte dhe vepra të mira, duke i mbajtur gjithmonë sytë tek Ai që është kreu i besimit tonë dhe Ai që e bën atë të përsosur, duke thirrur me falënderim: “Çfarë ke që s’e ke marrë përej Tij?” dhe: “Lavdi Perëndisë për gjithçka!”.
I përgjërohemi Zotit, Perëndisë dhe Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht që t’ju forcojë, Fortlumturi, në shërbimin tuaj kishtar të lartë dhe plot përgjegjësi për të mirën e popullit të Perëndisë, që ju është besuar prej së larti, të Othodhoksisë dhe të gjithë botës, që përmes jush të lavdërohet Emri i Tij përmbiqiellor, dhe ju urojmë shëndet të plotë dhe çdo bekim; ju përqafojmë dhe ruajmë për ju nderimin e veçantë dhe dashurinë e thellë më Krishtin.
Të shumta qofshin vitet tuaja, Fortlumturi dhe vëlla!
26 shtator 2025,
Fortlumturisë suaj të nderuar,
vëllait të dashur më Krishtin
Bartholomeu
Patriarku i Konstandinopojës

 

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων