06/10/2025 06/10/2025 Mitropolia e Shenjtë e Gjirokastrës Sot, në Liturgjinë Hyjnore të së Dielës, Mitropoliti i Gjirokastrës, Hirësia e Tij, z. Nathanail, meshoi në kishën e Shën Harallambit, në qytetin e Sarandës. I shumtë ishte numri i besimtarëve që morën pjesë në Misterin e Eukaristisë Hyjnore, të cilët rendën në kishë për të marrë bekimet e Mitropolitit...
06 Οκτωβρίου, 2025 - 15:41

Mitropoliti i Gjirokastrës, Hirësia e Tij, z. Nathanail, meshoi në kishën e Shën Harallambit, në qytetin e Sarandës

Διαδώστε:
Mitropoliti i Gjirokastrës, Hirësia e Tij, z. Nathanail, meshoi në kishën e Shën Harallambit, në qytetin e Sarandës

Mitropolia e Shenjtë e Gjirokastrës

Sot, në Liturgjinë Hyjnore të së Dielës, Mitropoliti i Gjirokastrës, Hirësia e Tij, z. Nathanail, meshoi në kishën e Shën Harallambit, në qytetin e Sarandës. I shumtë ishte numri i besimtarëve që morën pjesë në Misterin e Eukaristisë Hyjnore, të cilët rendën në kishë për të marrë bekimet e Mitropolitit të ri.

Në predikimin e tij, Mitropoliti u ndal në rëndësinë e fjalëve të Ungjillit të së Dielës së dytë të Llukait. Dashuria dhe kujdesi, nuk duhet të kufizohet vetëm tek ata që na duan dhe kujdesen për ne, por duhet të përfshijë edhe ata që nuk na duan, sepse në këtë mënyrë përfitimi shpirtëror do të jetë më i madh.

Në fund të Liturgjisë, atë Kozma Papa, mori fjalën, duke falenderuar Mitropolitin për vizitën e tij dhe e uroi në shërbimin e tij të ri. Pas meshës, Mitropoliti Nathanail, bashkë me priftërinjtë dhe besimtarët, u drejtuan drejt qendrës shpirtërore të kishës, ku u kënduan këngë të krishtera prej nxënësve të Kolegjit Frymë Dashurie.

Pikërisht, me frymë dashurie u përshëndet edhe Mitropoliti me grigjën e tij, duke pritur me padurim takimin e radhës.

Të Dielën tjetër, më 12.10.2025, Mitropoliti Nathanail do të meshojë në kishën e Shën Parashqevisë, në qytetin e Përmetit.

Radio “Ngjallja”

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων