KREMTIMI I SHËN ELEFTERIT TË VLORËS
Në një atmosferë të bukur e festive, në të kremten e sotme në nderim të Shën Elefterit, Episkopit të Vlorës dhe Ilirikut, si edhe të Shën Anthisë, nënës së tij, besimtarë të shumtë u mblodhën në kishën e Shën Theodhorëve në Vlorë.
Bashkëmeshuan Mitropoliti i Beratit, Hirësi Asti, Mitropoliti i Korçës, Hirësi Anastasi, bashkë me klerikë të rrethit të Vlorës, dy klerikë të Korçës e të Durrësit dhe Hieromonakët Theonai nga Mali i Shenjtë Athos dhe Arseni nga Brindizi. Morën pjesë pjesë edhe shumë besimtarë nga Vlora, Fieri, Durrësi dhe Akademia Teologjike në Sh. Vlash të Durrësit.
Të gjithëve iu dha mundësia të nderonin edhe një pjesë relikeje (lipsani) të Shën Elefterit, që u soll nga Mitropoliti Anastas, posaçërisht për nderim në shëbesat e kësaj të kremteje.
Në këtë atmosferë u krye edhe dorëzimi në dhjakon i z.Foti Sallmone, nga Orikumi.
Në fund të Liturgjisë u krye edhe një përshpirtje për ish Mitropolitin e Beratit, Hirësi Visarionit.
Pastaj, Mitropoliti Asti shprehu gëzimin dhe falënderimin Mitropolitit Anastas, klerikëve dhe besimtarëve të ardhur, ndërsa Mitropoliti Anastas përshëndeti Mitropolitin Asti dhe të gjithë pjesëmarrësit, duke shprehur gëzimin dhe rrugëtimin e zhvillimit ndër vite të këtij panairi të shenjtorit të dashur për të gjithë vlonjatët, të krishterë orthodhoksë dhe jo të krishterë.
Si çdo vit, u shtrua edhe një tryezë mikpritjeje plot dashuri për të gjithë pjesëmarrësit.
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










