Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan takim me Ministren e Arsimit, znj Mirela Kumbaro
Sot më 6 shkurt 2026, Fortlumturia e Tij, Joani, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë zhvilloi një takim me Ministren e Arsimit znj. Mirela Kumbaro.
Biseda e takimit u përqendrua te roli dhe kontributi i shkollave të cilat janë nën kujdesin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Ministrja shprehu vlerësimin e saj më të larta për personalitetin e Kryepiskopit Joan edhe për institucionet arsimore të Kishës sonë.
Znj. Kumbaro u shpreh se janë gjithmonë frymëzues dialogët me Fortlumturinë e Tij mbi arsimin, dijen dhe bashkëpunimin, në shërbim të fëmijëve dhe të komunitetit.
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










