06/05/2026 06/05/2026 E mërkurë, 6 maj 2026 – Shenjtori i ditës. DITË KRESHME (Sot mund të konsumohet peshk) KRISHTI U NGJALL! Mespentikostia. Jovi i Drejtë. Dëshmorët Danaksi, Mesiri, Therini. Oshënar Serafimi. Oshënare grua Sofia në Klisurë. – MESPENTIKOSTIA – Në mes të javës së katërt, kremtohet solemnisht dita mes Pashkës dhe Rushajeve (Pesëdhjetores/Pentikostisë). Kjo quhet festa e...
06 Μαΐου, 2026 - 17:25

Mespentikostia. Jovi i Drejtë. Dëshmorët Danaksi, Mesiri, Therini. Oshënar Serafimi. Oshënare grua Sofia në Klisurë

Διαδώστε:
Mespentikostia. Jovi i Drejtë. Dëshmorët Danaksi, Mesiri, Therini. Oshënar Serafimi. Oshënare grua Sofia në Klisurë

E mërkurë, 6 maj 2026 – Shenjtori i ditës.
DITË KRESHME (Sot mund të konsumohet peshk)
KRISHTI U NGJALL!
Mespentikostia. Jovi i Drejtë. Dëshmorët Danaksi, Mesiri, Therini. Oshënar Serafimi. Oshënare grua Sofia në Klisurë.
– MESPENTIKOSTIA –
Në mes të javës së katërt, kremtohet solemnisht dita mes Pashkës dhe Rushajeve (Pesëdhjetores/Pentikostisë). Kjo quhet festa e Mespentikostisë/Mes-Rushajeve, në të cilën Krishti “në mes të festës” i mëson njerëzit për misionin e tij shpëtimtar dhe i ofron të gjithëve “ujin e gjallë” (Joani 7:14, 38). Përsëri ne kujtohemi për praninë e Mësuesit dhe për premtimin e tij shpëtimtar: “Nëse dikush ka etje, le të vijë tek unë e të pijë” (Joani 7:37).
Ne mendojmë përsëri për vdekjen dhe ngjalljen tonë me Krishtin në Pagëzimin tonë dhe për marrjen e Shpirtit të Shenjtë prej Tij në Mirosjen. Ne “shohim mbrapa njerën dhe paramarrim tjetrën” siç thotë një nga himnet e festës. Ne e dimë që i përkasim mbretërisë së Krishtit të Ngjallur, ku “Shpirti dhe Nusja thonë ‘Eja!’ Dhe ai që ka etje, le të vijë; dhe ai që do, le të marrë si dhuratë ujin e jetës” (Zbulesa 22:17; Isaia 55:1).
Në mesin e festës, o Shpëtimtar, shuaje etjen e shpirtit tim me ujin e gjallë, siç i ke premtuar të gjithëve: Nëse dikush ka etje, le të vijë të pijë! O Krisht Perëndi, Burim i jetës, lavdi më Ty (Përlëshorja). Krishti Perëndi, Krijuesi dhe Zoti i të gjithave, i ftoi të gjithë në mes të festës: Ejani dhe pini ujin e pavdekësisë! Ne falemi para Teje dhe thërrasim plot besim: Falna mëshirat e tua, se Ti je Burimi i jetës sonë!
* * * * *
– JOVI I DREJTË –
Është shembulli më i madh i durimit ndër mijëvjeçarët. Historia e tij shtjellohet në librin me të njëjtin titull të Dhiatës së Vjetër, që përbën një kryevepër të literaturës botërore. Pasardhës i Isavit, bir i Zareut dhe i Vosorës, ishte i pesti që nga Abrahami (9 tetor) dhe jetoi rreth shekullit të 17-të para Krishtit, midis Arabisë dhe Idumesë, vend në jug të Judesë.
Më i drejtë se çdo njeri tjetër i vdekshëm sipas konfirmimeve të Savaothit (Perëndisë) e njëkohësisht i bekuar me të gjitha të mirat, iu dha djallit për t’u provuar, sepse ai (djalli) e akuzoi pikërisht për shpresëtarinë e tij ndaj Perëndisë, se gjoja kishte interesa personale d.m.th. si rrjedhojë e natyrshme e përkrahjes hyjnore.
Kështu, një lajmëtar i sjell Jovit (që quhej edhe Jovav) një mesazh fatkeqësie. “Ndërsa ky i fliste”, vjen një tjetër, pastaj një tjetër… Pas pak kohe, sovrani i lumtur Jovi gjendet i ulur mbi pleh, i varfër, të dhjetë fëmijët i kanë vdekur dhe i sëmurë. Eshtë i tëri një plagë që rrjedh qelb. Por ai me shumë durim i përballon ato “Emri i Zotit qoftë i bekuar gjer në jetët” kështu që e turpëron satanain. Qorton të shoqen që e nxit të blasfemojë (1.1 – 2.10). Vijnë tre mbretër, miq të tij, për ta ngushëlluar, por së bashku me një tjetër e akuzojnë si mëkatar që po dënohet. Pra, diskutohet çështja e gjykimit hyjnor, domethënë përse të vuajë shpresëtari ende ishte e panjohur jeta pas vdekjes që Jovi e profetizoi në një moment në të cilin u ndriçua mendja e tij (19.26). Jovi (hebraisht do të thotë: i përndjekuri) i pafajshëm nuk i pranon hidhërimet si dënim (2.11 – 37.24).
Atëherë i shfaqet i Larti nëpërmjet shtrëngatës, i zbulon se u provua që të dilte në pah virtyti i tij dhe përmend madhërisht veprat e plotfuqishmërisë së Tij, kështu që ai me përulësi pohon superioritetin dhe urtësinë e pakrahasueshme e të pakonceptueshme të Atij (38.1 – 42.6). Së fundi, Perëndia i Tërëmirë i jep pasardhës dhe të mira të dyfishta para fjetjes së tij, në moshën 240 vjeçare (42.7 – 17). Jovi, i drejti dhe i përvuajturi përbën një parashëmbëllim të Krishtit gjatë Javës së Madhe, në shërbesat e së cilës lexohet libri i tij. Kremtohet edhe të dielën e Paraetërve.

 

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων