08/05/2026 08/05/2026 Sot, më 8 maj 2026, në të kremten e Shën Joan Theologut, Apostull dhe Ungjillor, Fortlumturia e Tij, Joani, drejtoi Liturgjinë Hyjnore në Kishën e Ungjillëzimit në Tiranë. Më Kryepiskopin bashkëmeshuan Mitropoliti i Elbasanit, Hirësi Andoni, Episkopi i Amantias, Hirësi Ignati edhe klerikë të Kryepiskopatës së Tiranës. Shën Joan Theologu kremtohet dy herë në vit,...
08 Μαΐου, 2026 - 15:10

Liturgji festive në Tiranë për të kremten e Shën Joan Theologut

Διαδώστε:
Liturgji festive në Tiranë për të kremten e Shën Joan Theologut

Sot, më 8 maj 2026, në të kremten e Shën Joan Theologut, Apostull dhe Ungjillor, Fortlumturia e Tij, Joani, drejtoi Liturgjinë Hyjnore në Kishën e Ungjillëzimit në Tiranë. Më Kryepiskopin bashkëmeshuan Mitropoliti i Elbasanit, Hirësi Andoni, Episkopi i Amantias, Hirësi Ignati edhe klerikë të Kryepiskopatës së Tiranës.

Shën Joan Theologu kremtohet dy herë në vit, në 26 shtator, ditën e jetëndërrimit të tij dhe më 8 maj, për nder të mrekullisë që bën “Mana”, e cila buron nga varri i tij. Pas fjetjes dhe varrosjes së tij në Efes, varri i tij u gjend bosh dhe u bë vend mrekullisht. Çdo vit në këtë ditë varri gjendej i mbuluar me një lloj hiri, të cilin të krishterët vendas e quajtën “Manë”. Kur ata lyheshin me të, shëroheshin nga sëmundje të ndryshme të shpirtit dhe të trupit. Kështu, nga kjo mrekulli, Kisha vendosi ta kremtojë dy herë në vit Shën Joan Theologun, nxënësin e dashur të Zotit.

Predikimin e kësaj dite e mbajti Hirësi Ignati, i cili bëri një paralelizëm të mrekullisë nga varri i Shën Joan Theologut me mrekullinë e Ringritjes së Kishës sonë.
Në fund të Liturgjisë, Hirësi Andoni uroi Kryepiskopin Joan, i cili mban emrin e shenjtorit të dashurisë. Edhe pse zyrtarisht ai feston në 26 shtator, kjo e kremte e Shën Joanit na mbledh për të festuar dhe medituar mbi jetën dhe mësimet e tij.

Në fjalën e tij, Kryepiskopi Joan theksoi porosinë që shenjtori përsëriste vazhdimisht: “Doni njëri- tjetrin” dhe i nxiti të gjithë të pranishmit në Liturgji të jetojnë jetë shpirtërore, sepse pa jetë shpirtërore, nuk bëhemi dot të krishterë.

Ky kremtim u mbyll me urimin “Për shumë vjet, o Kryezot” që nxënësit e shkollës “Protagonistët” dhe besimtarët i përcollën Kryepikopit tonë.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων