Në Manastirin e Hirshëm të Shën Triadhës në Pepel u kremtua Liturgjia Hyjnore nën drejtimin e Hirësisë së Tij, Mitropolitit të Gjirokastrës, z. Nathanail
Në Manastirin e Hirshëm të Shën Triadhës në Pepel u kremtua Liturgjia Hyjnore nën drejtimin e Hirësisë së Tij, Mitropolitit të Gjirokastrës, z. Nathanail, me pjesëmarrjen e klerikëve dhe besimtarëve të shumtë.
Manastiri i Shën Triadhës përbën një qendër të rëndësishme shpirtërore të krahinës. Para regjimit komunist, në të ka patur vëllazëri murgjërore, të cilët i shërbyen me përkushtim manastirit dhe popullit të Perëndisë.
Në përfundim të Liturgjisë, Mitropoliti Nathanail kreu një përshpirtje në kujtim të etërve që kanë jetuar dhe janë prehur në këtë vend të shenjtë.
Ky manastir lidhet gjithashtu me kalimin dhe veprimtarinë predikuese të Shën Kozmait, i cili gjatë udhëtimeve të tij hierapostolike në këto treva predikoi fjalën e Ungjillit, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën shpirtërore të banorëve.
Shërbesa u zhvillua në një atmosferë lutjeje dhe devocioni, duke sjellë gëzim dhe bekim për të gjithë të pranishmit.
Burimi: Mitropolia e Hirshme e Gjirokastrës
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.














