06/07/2026 06/07/2026 Në Mitropolinë e Shenjtë të Korçës, u zhvillua me sukses veprimtaria humanitare mjekësore, e organizuar me bekimin e Mitropolitit të Korçës, Hirësisë së Tij Anastasit, iniciativën e Mitropolitit të Dhimitriadhës, Hirësisë së Tij Ignatit dhe në bashkëpunim me Klinikën Orthodhokse “Ungjillëzimi”. Gjatë gjithë ditës, qindra qytetarë nga Korça dhe zonat përreth përfituan vizita dhe ekzaminime...
06 Ιουλίου, 2026 - 11:50

Veprimtari mjekësore në Mitropolinë e Korçës

Διαδώστε:
Veprimtari mjekësore në Mitropolinë e Korçës

Në Mitropolinë e Shenjtë të Korçës, u zhvillua me sukses veprimtaria humanitare mjekësore, e organizuar me bekimin e Mitropolitit të Korçës, Hirësisë së Tij Anastasit, iniciativën e Mitropolitit të Dhimitriadhës, Hirësisë së Tij Ignatit dhe në bashkëpunim me Klinikën Orthodhokse “Ungjillëzimi”.

Gjatë gjithë ditës, qindra qytetarë nga Korça dhe zonat përreth përfituan vizita dhe ekzaminime mjekësore plotësisht falas, të kryera nga një ekip mjekësh specialistë të ardhur nga Greqia, të cilët ofruan shërbimin e tyre me profesionalizëm, përkushtim dhe ndjenjë të lartë humanizmi.

Mitropolia e Shenjtë e Korçës shpreh mirënjohjen e saj të thellë ndaj të gjithë mjekëve vullnetarë të grupit “Mjekët e Dashurisë”, të cilët me sakrificën dhe dashurinë e tyre ndaj njeriut dëshmuan se shërbimi ndaj të sëmurit është një nga format më të bukura të dashurisë së krishterë.

Falënderime të veçanta i drejtohen Mitropolitit të Dhimitriadhës, Hirësisë së Tij Ignatit, si edhe Klinikës Orthodhokse “Ungjillëzimi” për bashkëpunimin e vyer në realizimin e kësaj nisme.

Mirënjohje shprehim gjithashtu për të gjithë vullnetarët, stafin organizativ dhe çdo person që kontribuoi në mbarëvajtjen e kësaj dite, si edhe për qytetarët që iu përgjigjën kësaj ftese me besim dhe interes.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë dhe Mitropolia e Shenjtë e Korçës, do të vazhdojnë të mbështesin dhe të promovojnë nisma që vendosin në qendër dinjitetin e njeriut, kujdesin për shëndetin dhe shërbimin ndaj atyre që kanë nevojë, duke dëshmuar në praktikë dashurinë dhe solidaritetin e Ungjillit.


Mitropolia e Shenjtë Korçë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων