17/07/2026 17/07/2026 Ditën e sotme, në të kremten e Martires së madhe Shën Marina, u krye Shërbesa e Shenjtë e Mëngjesores dhe Liturgjia Hyjnore në kishën që mban emrin e shenjtores, në fshatin Kulluricë, në bashkinë e Finiqit, nën drejtimin e Mitropolitit të Gjirokastrës, z. Nathanail. Në përfundim të Liturgjisë Hyjnore, Mitropoliti i Gjirokastrës falënderoi besimtarët për...
17 Ιουλίου, 2026 - 15:19

Διαδώστε:

Ditën e sotme, në të kremten e Martires së madhe Shën Marina, u krye Shërbesa e Shenjtë e Mëngjesores dhe Liturgjia Hyjnore në kishën që mban emrin e shenjtores, në fshatin Kulluricë, në bashkinë e Finiqit, nën drejtimin e Mitropolitit të Gjirokastrës, z. Nathanail. Në përfundim të Liturgjisë Hyjnore, Mitropoliti i Gjirokastrës falënderoi besimtarët për pjesëmarrjen dhe përkushtimin e tyre, duke uruar që ndërmjetimet e Shën Marinës të sjellin paqe, forcë shpirtërore dhe bekime në familjet e tyre.

Gjithashtu predikoi edhe mbi jetën dhe martirizimin e Shën Marinës. Ai theksoi besimin e saj të palëkundur, trimërinë dhe përkushtimin e plotë ndaj Krishtit, duke i nxitur besimtarët të ndjekin shembullin e saj dhe të qëndrojnë të patundur në besimin orthodhoks përballë sprovave të jetës.

 

Mitropolia e Hirshme e Gjirokastrës

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων