21/07/2026 21/07/2026 Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan, sot priti në takim pjesëmarrësit e forumit evropian “Religions for Peace Europe”, të cilët ndodhen në Tiranë në kuadër të forumit rajonal dhe programit të trajnimit “Shared Sacred Flourishing”. Gjatë bashkëbisedimit u ndanë mendime mbi rolin e komuniteteve fetare në promovimin e paqes, dialogut dhe bashkëpunimit ndërfetar, si një kontribut...
21 Ιουλίου, 2026 - 14:31

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan, priti pjesëmarrësit e forumit evropian “Religions for Peace Europe”

Διαδώστε:
Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan, priti pjesëmarrësit e forumit evropian “Religions for Peace Europe”

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan, sot priti në takim pjesëmarrësit e forumit evropian “Religions for Peace Europe”, të cilët ndodhen në Tiranë në kuadër të forumit rajonal dhe programit të trajnimit “Shared Sacred Flourishing”. Gjatë bashkëbisedimit u ndanë mendime mbi rolin e komuniteteve fetare në promovimin e paqes, dialogut dhe bashkëpunimit ndërfetar, si një kontribut i rëndësishëm për ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më paqësore.

Në kuadër të këtij forumi, Fortlumturia e Tij do të jetë gjithashtu një ndër folësit kryesorë të sesionit kushtuar dialogut ndërfetar, ku do të ndajë përvojën e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe modelin shqiptar të bashkëjetesës e të bashkëpunimit ndërfetar.

Forumi mbledh në Tiranë përfaqësues të komuniteteve fetare, institucioneve publike dhe organizatave të shoqërisë civile Këshillat Ndërfetarë të Evropës, me synimin për të forcuar kulturën e paqes dhe angazhimin e përbashkët në shërbim të së mirës së përbashkët.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων