04/09/2026 04/09/2026 Me bekimin e Shenjtërisë së Tij, Patriarkut të Rumanisë Daniel, dhe në përgjigje të ftesës zyrtare drejtuar Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë nga Kryepiskopi Joan, u zhvillua në Bukuresht Takimi Ndërkombëtar i Rinisë Orthodhokse ITO 2026. Me temën qendrore “Rinia, Kisha dhe Jeta në Krishtin”, ky takim u dha një mundësi të rinjve orthodhoksë që...
04 Σεπτεμβρίου, 2026 - 10:25

Takimi Ndërkombëtar i Rinisë Orthodhokse ITO 2026

Διαδώστε:
Takimi Ndërkombëtar i Rinisë Orthodhokse ITO 2026

Me bekimin e Shenjtërisë së Tij, Patriarkut të Rumanisë Daniel, dhe në përgjigje të ftesës zyrtare drejtuar Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë nga Kryepiskopi Joan, u zhvillua në Bukuresht Takimi Ndërkombëtar i Rinisë Orthodhokse ITO 2026.

Me temën qendrore “Rinia, Kisha dhe Jeta në Krishtin”, ky takim u dha një mundësi të rinjve orthodhoksë që të thellojnë jetën e tyre shpirtërore, të ndajnë përvoja dhe të reflektojnë mbi rolin e besimit në jetën e përditshme.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë është e pranishme në këtë takim përmes Hierodhjakon Nifonit dhe dy të rinj nga Kisha jonë.

ITO 2026 mblodhi rreth 2,400 të rinj orthodhoksë, të moshës 16–35 vjeç, nga Rumania dhe diaspora, duke sjellë së bashku të rinj nga vende dhe kultura të ndryshme, duke krijuar një hapësirë për bashkëpunim, miqësi, dialog dhe forcimin e lidhjes së tyre me Kishën dhe me Krishtin.

Patriarku i Rumanisë në mesazhin e tij për të rinjtë theksoi se e kriza kryesore që prek familjen është ajo “e shkaktuar nga humbja e kuptimit të shenjtërisë së jetës njerëzore dhe e dashurisë së përulur dhe sakrifikuese. Për këtë arsye, është e nevojshme të riafirmohet rëndësia e familjes bashkëshortore dhe marrëdhënia e saj me familjen kishtare, ose bashkësinë eukaristike, të themeluar mbi bashkimin midis qenieve njerëzore dhe Zotit”.

Nga: Hierodhjakon Nifoni

Radio “Ngjallja”

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων