06/10/2026 06/10/2026 NJOFTIM Fortlumturia e Tij, Joani, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë merr pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare të organizuar nga Patriarkana Ekumenike me temë: Sinodi i Shenjtë dhe i Madh i Kishës Orthodhokse (2016-2026): Vlerësime dhe perspektiva. Konferenca me pjesëmarrjen e hierarkëve, përfaqësuesve të Kishave Orthodhokse dhe akademikëve të njohur, zhvillohet në Chantilly,...
06 Οκτωβρίου, 2026 - 17:38

Fortlumturia e Tij, Joani, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë merr pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare të organizuar nga Patriarkana Ekumenike

Διαδώστε:
Fortlumturia e Tij, Joani, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë merr pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare të organizuar nga Patriarkana Ekumenike

NJOFTIM
Fortlumturia e Tij, Joani, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë merr pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare të organizuar nga Patriarkana Ekumenike me temë: Sinodi i Shenjtë dhe i Madh i Kishës Orthodhokse (2016-2026): Vlerësime dhe perspektiva.

Konferenca me pjesëmarrjen e hierarkëve, përfaqësuesve të Kishave Orthodhokse dhe akademikëve të njohur, zhvillohet në Chantilly, Francë, nga 5-8 tetor 2026. Ajo zhvillohet me rastin e 10-vjetorit të Sinodit të Shenjtë dhe të Madh të Kishës Orthodhokse, i cili u mbajt në Kretë në vitin 2016.

Ditën e hënë filluan punimet e Konferencës, hapjen zyrtare të së cilës e bëri Patriarku Ekumenik, Bartholomeu. Punimet e saj fokusohen në vlerësimin e dekadës që pasoi Sinodin e Shenjtë dhe të Madh të vitit 2016-të dhe në shqyrtimin e perspektivave të ardhshme për unitetin dhe bashkëpunimin brenda botës orthodhokse.
Ecumenical Patriarchate


Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων