28/11/2019 28/11/2019 Në këto momente të vështira për vendin tonë, por në mënyrë të veçantë për qytetin e Durrësit, Kisha jonë vazhdon solidarizimin, duke dhënë kontributin e saj: Duke vizituar qytetarët, shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti, Duke marrë informacion për shkallën e dëmtimit të tyre, Duke u qëndruar pranë njerëzve e duke u dhënë...
28 Νοεμβρίου, 2019 - 12:11

Momente të vështira për vendin tonë

Διαδώστε:
Momente të vështira për vendin tonë

Në këto momente të vështira për vendin tonë, por në mënyrë të veçantë për qytetin e Durrësit, Kisha jonë vazhdon solidarizimin, duke dhënë kontributin e saj:
Duke vizituar qytetarët, shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti,
Duke marrë informacion për shkallën e dëmtimit të tyre,
Duke u qëndruar pranë njerëzve e duke u dhënë kurajo morale e psikologjike,
Duke vizituar kampet e ngritura pranë stadiumit e duke kontaktuar strukturat organizuese për kontributin dhe ofrimin e një ndihme konkrete.
Nevojat për përballimin e kësaj situate janë të shumta. Në kontaktet me njerëzit kemi konstatuar se kanë nevojë për:
Mbështetje shpirtërore, psikologjike e morale,
Ndihmë financiare,
Ndihmë në ushqime dhe strehim në banesa të sigurta.
Me përkrahjen morale dhe mbështetjen financiare të Kryepiskopit Anastas, i cili që në orët e para të dt. 26 nëntor vizitoi shtabin e Emergjencave Civile, si edhe të dëmtuarit e strehuar në tenda, Kisha jonë për të dytën ditë radhazi ka hapur dyert e saj 24 orë, duke u kthyer në shtëpi pritjeje dhe qetësimi, duke strehuar natën e parë rreth 30 persona dhe sot mbi 50 persona. Gjithashtu, në Manastirin e Shën Vlashit, dje u strehuan rreth 48 persona dhe sot strehohen mbi 76 persona, ku u ofrohet strehim, ushqim, si edhe u mbulohen të gjitha nevojat imediate për të kaluar këto momente të vështira.
Strukturat kishtare po punojnë pa ndërprerje në ofrimin e ndihmave dhe për t’u qëndruar sa më pranë qytetarëve të prekur.

Kisha Orthodhokse “Apostull Pavli dhe Shën Asti”, Durrës/facebook

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων