04/01/2020 04/01/2020 Më 4 janar Sofja feston përvjetorin e 142 të Çlirimit të saj nga zgjedha turke. Kryeqyteti do të shënojë datën e rëndësishme me një meshë solemne në kishën “Shën e Diela” nga ora 10. Nga ora 10:30 do të zhvillohet një procesion dhe do të vendosen lule si shenjë nderimi para monumenteve të gjeneralit Josif...
04 Ιανουαρίου, 2020 - 13:31
Τελευταία ενημέρωση: 04/01/2020 - 13:32

Më 4 janar shënojmë 142 vjet nga Çlirimi i Sofjes

Διαδώστε:
Më 4 janar shënojmë 142 vjet nga Çlirimi i Sofjes

Më 4 janar Sofja feston përvjetorin e 142 të Çlirimit të saj nga zgjedha turke. Kryeqyteti do të shënojë datën e rëndësishme me një meshë solemne në kishën “Shën e Diela” nga ora 10. Nga ora 10:30 do të zhvillohet një procesion dhe do të vendosen lule si shenjë nderimi para monumenteve të gjeneralit Josif Gurko dhe Car Osvoboditel /Mbreti Çlirues/. Festimi është pjesë e Kalendarit të aktiviteteve kulturore të Bashkisë së Kryeqytetit. Këtë ditë ushtritë ruse nën komandën e gjeneralit Josif Gurko kanë hyrë në qytet dhe e kanë çliruar. Me afrimin e repartit të Gurkos drejt Sofjes gjatë Luftës Çlirimtare Ruso-Turke në fund të vitit 1877 Vittorio Positano, Léandre François René le Gay dhe Josef Waldhart, vice-konsuj përkatësisht nga Italia, Franca dhe Austro-Hungaria, megjithëse ishin paralajmëruar për t’u larguar nga qyteti, mbetën në Sofje dhe parandaluan djegien e saj nga trupat turke që tërhiqeshin.

 

— bnr.bg

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων