18/01/2020 18/01/2020 Projekti i arkitektit italian Masimiliano Fuksas i cili fitoi konkursin ndërkombëtar të Bashkisë së Kryeqytetit për sheshin “Shën e Diela” është i papërshtatshëm për kishën ortodokse Bullgare. Këtë e shpalli prifti Kirill Popov, nga kisha “Shën e Diela” (në qendrën e Sofjes), si i dërguar i Mitropolisë së Sofjes. Ai mori pjesë në një diskutim...
18 Ιανουαρίου, 2020 - 15:30

Kisha hodhi poshtë projektin italian për sheshin “Shën e Diela” në Sofje

Διαδώστε:
Kisha hodhi poshtë projektin italian për sheshin “Shën e Diela” në Sofje

Projekti i arkitektit italian Masimiliano Fuksas i cili fitoi konkursin ndërkombëtar të Bashkisë së Kryeqytetit për sheshin “Shën e Diela” është i papërshtatshëm për kishën ortodokse Bullgare. Këtë e shpalli prifti Kirill Popov, nga kisha “Shën e Diela” (në qendrën e Sofjes), si i dërguar i Mitropolisë së Sofjes. Ai mori pjesë në një diskutim në Lidhjen e Arkitektëve në Bullgari.

Projekti e ndërpret jetën kishtare në tempullin tonë, e i cili po kthehet në një kishë-muze. Kjo është e papranueshme”, vuri në dukje prifti. E papranueshme po kështu është se në se ky projekt realizohet, ai do të kufizojë aksesin e mjeteve të transportit në kishë, asnjë ambulancë nuk do të mund të arrijë deri në të. Do të pengohet dhe lëvizja e lirë mes kishës “Shën e Diela” dhe godinës së Mitropolisë, ku jeton  Patriarku bullgar Neofit.

Kisha “Shën e Diela” është mes monumenteve më të njohura fetare, kulturore dhe historike në Sofje. Supozohet se, kisha ortodokse eshtre ndërtuar akoma gjatë shekullit të 10. Dikur në afërsi me sheshin e sotëm ka kaluar rruga e rëndësishme, e cila e ka lidhur portën lindore me atë perëndimore të qytetit.

 

bnr.bg

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων