08/02/2020 08/02/2020 Në Ditën Botërore të Gjuhës Greke, Sektori i Gjuhës dhe Civilizimit Grek të Kolegjit Universitar “LOGOS”, në bashkëpunim me Departamentin e Gjuhës Greke të Universitetit të Tiranës dhe Ambasadën e Greqisë në Tiranë organizoi një aktivitet të enjten, 6 shkurt 2020 në sallën e amfiteatrit të këtij universiteti. Aktiviteti u hap nga përgjegjësja e Sektorit...
08 Φεβρουαρίου, 2020 - 16:44

“Kontributi i gjuhës së lashtë greke në formulimin e terminologjisë shkencore ndërkombëtare”

Διαδώστε:
“Kontributi i gjuhës së lashtë greke në formulimin e terminologjisë shkencore ndërkombëtare”

Në Ditën Botërore të Gjuhës Greke, Sektori i Gjuhës dhe Civilizimit Grek të Kolegjit Universitar “LOGOS”, në bashkëpunim me Departamentin e Gjuhës Greke të Universitetit të Tiranës dhe Ambasadën e Greqisë në Tiranë organizoi një aktivitet të enjten, 6 shkurt 2020 në sallën e amfiteatrit të këtij universiteti.

Aktiviteti u hap nga përgjegjësja e Sektorit të Gjuhës dhe Civilizimit Grek të KU LOGOS, Dr. Vasiliki Apostoludha dhe më pas u përshëndet edhe nga rektorja e KU LOGOS Prof. Nikoleta Mita, nga Ambasadorja e Greqisë në Tiranë znj. Sophia Philippiddou, si dhe nga Prof. As. Dr. Sofia Delijorgji, Përgjegjëse e Departamentit të Gjuhës Greke në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës.

Folësja kryesore në këtë aktivitet ishte gjuhëtarja dhe pedagogia e nderuar e Universitetit Aristotelian të Selanikut Prof. Emeritus Anna Anastasiadi-Simeonidi me temë: “Kontributi i gjuhës së lashtë greke në formulimin e terminologjisë shkencore ndërkombëtare”.

Në këtë aktivitet, i pranishëm ishte edhe presidenti i Fondacionit “Logos” Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasi. Aktiviteti ishte i hapur për pedagogët, studentët dhe të gjithë të interesuarit mbi gjuhën greke.

 

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων