Mitropolitët u bënë thirrje besimtarëve për t’i zbatuar masat kundër COVID-19
Mitropoliti i Kishës Ortodokse Bullgare për Evropën Perëndimore dhe për Evropën e Mesme Antoni u bëri një thirrje të posaçme bullgarëve besimtarë nga dioqeza e tij përtej kufirit që të respektojnë masat e vendosura për COVID-19 nga autoritetet vendase. Mesazhe të tilla ndaj klerit dhe besimtarëve tashmë bënë edhe mitropolitët e Varnës, Plovdivit dhe të Stara Zagorës. Atje, ku tempullit janë të hapur dhe ka mundësi për liturgji publike Mitropoliti Antoni rekomandon që priftërinjtë dhe të gjithë nëpunësit e kishës të jenë shumë striktë ndaj kërkesave për higjienën, të ketë distancë mes besimtarëve në tempull dhe të krishterët të mos i puthin ikonat e shenjta, por vetëm të përulen para tyre.
— bnr.bg
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










