03/06/2020 03/06/2020   Për kuptimin e Shkrimit nuk nevojitet dhe kaq shumë studimi i interpretimit të tij, sesa pastrimi i zemrës nga pasionet. Prandaj dhe Shën Joani i Shkallës shkruan: “Kërko të ndriçohesh për fjalët e Shkrimit, të cilat janë për shëndetin shpirtëror, më shumë se me lodhjet asketike dhe me libra”. Sa më shumë që njeriu...
03 Ιουνίου, 2020 - 11:32

C’duhet të bëjmë që të kuptojmë Shkrimin e Shenjtë?

Διαδώστε:
C’duhet të bëjmë që të kuptojmë Shkrimin e Shenjtë?

 

Për kuptimin e Shkrimit nuk nevojitet dhe kaq shumë studimi i interpretimit të tij, sesa pastrimi i zemrës nga pasionet. Prandaj dhe Shën Joani i Shkallës shkruan: “Kërko të ndriçohesh për fjalët e Shkrimit, të cilat janë për shëndetin shpirtëror, më shumë se me lodhjet asketike dhe me libra”.
Sa më shumë që njeriu pastrohet nga pasionet me luftën shpirtërore dhe ndihmën e hirit të Perëndisë, aq më tepër mendja e tij ndriçohet dhe kupton ato ishin më përpara të pakuptueshme.
Shikoni tekstet e shenjta, të cilat nuk u shkruan që të na mbeten të panjohura dhe të pakuptueshme për ne, por që të na bëhen të njohura dhe të kenë dobi për shpirtin. Nuk i kuptojmë, sepse mendja është e errësuar nga pasionet. Kur të rikthehemi në gjendjen tonë të natyrshme, e cila është gjendje pa pasione, atëherë do të kemi mendje të shëndetshme dhe të pastër, do të ndriçohemi nga Shpirti i Shenjtë dhe do të kuptojmë Shkrimet.

Zyra e Katekizmit KOASH/facebook

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων