03/06/2020 03/06/2020 Në Kishën e Manastirit të Fjetjes së Hyjlindëses, në ishullin e Zvërnecit, po vijon restaurimi, pas ndërprerjes së punimeve, gjatë periudhës së masave të marra kundër COVID-19. Punimet për restaurimin e radhës të kësaj kishe filluan me projektin e hartuar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës. Ashtu si edhe në restaurimet e mëparshme të bëra...
03 Ιουνίου, 2020 - 17:19
Τελευταία ενημέρωση: 03/06/2020 - 17:20

Punime restauruese në Kishën e Manastirit të Fjetjes së Hyjlindëses në Zvërnec

Διαδώστε:
Punime restauruese në Kishën e Manastirit të Fjetjes së Hyjlindëses në Zvërnec

Në Kishën e Manastirit të Fjetjes së Hyjlindëses, në ishullin e Zvërnecit, po vijon restaurimi, pas ndërprerjes së punimeve, gjatë periudhës së masave të marra kundër COVID-19.

Punimet për restaurimin e radhës të kësaj kishe filluan me projektin e hartuar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës.

Ashtu si edhe në restaurimet e mëparshme të bëra në Kishë, realizimi dhe ndjekja e punimeve po kryhet nga Bërthama e Trashëgimisë Kulturore e Kishës, në koordinim dhe bashkëpunim në terren me Drejtorinë Rajonale te Kulturës Vlorë, si dhe Institutin e Monumenteve.

Punimet u ndërprenë gjatë periudhës së masave të marra kundër COVID-19 dhe tani po vazhdojnë me ritme normale. Ato konsistojnë në fugatimin e plotë të kishës brenda dhe jashtë, zëvendësimin e elementeve të dëmtuara; pastrimin dhe meremetimin e çatisë, përforcimin e elementeve prej druri etj.

Kjo kishë daton në shek. XIII – XIV, duke u bazuar në trajtimin e fasadave në arkada, si dhe ngjashmërisë me kishën e Shën Kollit në Kurjan të Fierit. Në një mbishkrimin në gur te porta kryesore e hajatit jepet edhe viti 1884. Ky vit ka të bëjë me ndërtimin e hajatit, eksonarteksit dhe kambanores.

ata.gov.al

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων