04/06/2020 04/06/2020 Një ditë një vajzë shkoi tek ati i saj shpirtëror dhe i tha:- Ati im, jam e mërzitur. Pse kështu bija ime?-e pyet ati shpirtëror. Ajo përgjigjet :- Po ja se emri që kam nuk është një emër shenjtori. Prindërit kur më pagëzuan nuk më vendosën një emër shenjtori, por më thanë që do të...
04 Ιουνίου, 2020 - 14:57
Τελευταία ενημέρωση: 04/06/2020 - 14:58

“Përpiqu të shenjtërosh emrin tënd”

Διαδώστε:
“Përpiqu të shenjtërosh emrin tënd”

Një ditë një vajzë shkoi tek ati i saj shpirtëror dhe i tha:- Ati im, jam e mërzitur. Pse kështu bija ime?-e pyet ati shpirtëror. Ajo përgjigjet :- Po ja se emri që kam nuk është një emër shenjtori. Prindërit kur më pagëzuan nuk më vendosën një emër shenjtori, por më thanë që do të festosh me Gjithë Shenjtorët.

Kjo është një festë e lëvizshme sepse është gjithmonë të dielën e tretë pas mbylljes së Pashkës. Atë ditë të gjithë harrojnë të më urojnë, sepse festojnë të gjithë. Përveç kësaj më pëlqen shumë që shoqet dhe shokët e m’i që mbajnë një emër shenjtori, kanë një shenjtor mbrojtës; lexojnë jetën e shenjtorit dhe e ndjekin atë, kanë një shembull konkret në jetën e tyre. Madje u janë falur dhe lipsaneve të shenjtorit të tyre. Ditën e emrin shkojnë në kishë, marin pjesë në “Liturgji Hyjnore” dhe kanë gëzim të madh në zemër. Marin dhe shumë urime nga miqtë dhe të afërmit. Dua dhe unë të kem një emër shenjtori ati im.

Ati iu përgjigj: Meqe paske një problem që nuk e zgjidhim dot, sepse nuk mund të pagëzohesh sërish, sepse pagëzimi bëhet vetëm një herë në jetën tonë, nuk të mbetet gjë tjetër vecse të “shenjtërosh emrin tënd”. E dashur bijë, të gjithë këtë bëjnë,përpiqen të shenjtërojnë emrin e tyre. Edhe ne që kemi emër shenjtori këtë bëjmë, përpiqemi ta shenjtërojmë që të bashkohemi edhe ne me Perëndinë.

Nuk ke dëgjuar që kemi shumë shenjtorë më të njëjtin emër, por që zakonisht i dallojmë nga vendi ku janë martirizuar ose nga një epitet tjetër që mund t’i vendosin psh: Kemi Shën Joan Pagëzori që kremtohet në 7 Janar, por kemi dhe Shën Joan Theologu që kremtohet në 8 Maj. Kemi Shën Paisin e Madh që kremtohet në 19 qershor, kemi dhe Shën Pais Agjioriti që feston në 12 korrik. Kemi Ungjillor Lluka në 18 tetor, por kemi dhe Shën Llukain e Krimesë, mjekun, që feston në 11 qershor.

Pra çdo njeri duhet të jetojë sipas porosive të Krishtit dhe çdo njeri mban përgjegjësi për veten e tij pavarsisht nga emri që ka. Në çdo gjë që bën sill ndërmend : A është një sjellje që shenjtëron emrin tënd? Nëse jo, mos e bëj. Bëj gjithmonë të mirën që të çon drejt rrugës së shenjtërimit.

facebook.com/MitropoliaFier

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων