SHKRIMI I SHENJTË I NDIHMON PRINDËRIT NË RRITJEN E FËMIJËVE SIPAS FJALËS SË PERËNDISË
Të dashur prindër!
Roli juaj në rritjen dhe në drejtimin e fëmijëve, me devotshmëri drejt Kishës dhe dijes për Fjalën e Perëndisë është një angazhim, mision, dhe një përgjegjësi kryesisht e familjes. Ja si i udhëzon Shkrimi i Shenjtë prindërit: “Do t’ua ngulitësh bijve të tu, do të flasësh për to kur rri ulur në shtëpinë tënde, kur ecën rrugës, kur ke rënë në shtrat dhe kur çohesh”(Ligji përtërirë 6:7).
Mund të duket një sfidë për shumë prindër në këtë kohë në edukimin e fëmijëve. Ndonjëherë ata mendojnë se bëjnë maksimumin ndaj fëmijëve vetëm duke punuar dhe duke u siguruar veshje të bukura dhe dhurata të shumta. Duke pasur parasysh angazhimet e tyre në jetën e përditshme për sigurimin e gjërave të nevojshme për jetesën normale të tyre familjare shikojnë që ndihen shpesh të lodhur. Por nëse e lexojmë me vëmendje këtë varg të rëndësishëm, shohim se si i bën përgjegjës prindërit ky varg biblik, duke thënë se për ta nuk ka lodhje dhe justifikime, por i nxit për vëmendje maksimale te fëmijët.
Nëse je prind menjëherë ndoshta po mendon të hartosh një program familjar adhurues për të nxitur dhe fëmijët që të angazhohen, si psh një lutje gjithë së bashku, apo një dalje për të vizituar një vend që se keni vizituar më parë. Por a mjafton kjo? Patjetër që jo.
Së pari fëmijët kanë nevojë për praninë dhe dashurinë e prindërve të tyre dhe patjetër për Fjalën e Perëndisë çdo ditë. Gjithashtu për shembullin e mirë të prindërve në jetën e përditshme. “Ti, pra, që mëson të tjerët, nuk mëson veten? Ti që predikon se nuk duhet vjedhur, vjedh?” (Romakëve 2:21). Shpesh fëmijët bëhen shumë shpejt imitues të veseve dhe gjërave jo të hijshme të prindërve. Patjetër që prindërit duhen të jenë një shembull shumë i mirë për fëmijët e tyre për t’i rritur ata të shëndoshë sipas parimeve të Shkrimit të Shenjtë.
Ata duhen të jenë të kujdesshëm duke përcjellë te fëmijet një mesazh të dashurisë dhe të mençurisë që i ka hije një prindi të denjë si udhëheqës.
Sekreti i një familjeje të suksesshme e të shëndoshë në rritjen e fëmijëve, është mënyra e sjelljes dhe e disiplinës së prindërve te fëmijët e tyre. Për të përjetuar besimin, fëmijët shohin shembullin dhe përvojën e përditshme në shtëpi. Prindërit këshillohen :”Mësoji fëmijës rrugën që duhet të ndjekë, dhe ai nuk do të largohet prej saj edhe kur të plaket”(Fjalët e Urta 22:6).
Prindër të bëjmë më të mirën për fëmijët, le t’i mbrojmë ata duke i drejtuar drejt shtëpisë së Zotit (Kishës) në edukimin me devotshmëri, në këtë mënyrë shprehim dashurinë që ka Perëndia për ta. Të mos harrojmë se Jisui tha: ”I lini fëmijët e vegjël të vijnë tek unë, sepse atyre u përket mbretëria e qiejve” (Mateu 19:4). Meqënëse Ai i ftoi, kush jemi ne që të mos bëjmë maksimumin për t’i drejtuar tek Ai, në këtë mënyrë plotësojmë detyrën si prindër.
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










