06/08/2020 06/08/2020 Letra për Patriarkun e Antiokisë, Joanin Fortlumturi dhe Patriark fort i hyjshëm i Qytetit të Madh të Perëndisë të Antiokisë dhe i Gjithë Lindjes, vëlla fort i dashur e fort i shtrenjtë më Zotin dhe bashkëmeshtar, zoti Joan, Fortlumturinë Tuaj të fort të Hyjshme, duke e puthur më Zotin, me shumë ëmbëlsi po i drejtohemi....
06 Αυγούστου, 2020 - 20:10
Τελευταία ενημέρωση: 06/08/2020 - 20:11

Marrim pjesë në hidhërimin e jashtëzakonshëm të popullit të Libanit

Διαδώστε:
Marrim pjesë në hidhërimin e jashtëzakonshëm të popullit të Libanit

Letra për Patriarkun e Antiokisë, Joanin

Fortlumturi dhe Patriark fort i hyjshëm i Qytetit të Madh të Perëndisë të Antiokisë dhe i Gjithë Lindjes, vëlla fort i dashur e fort i shtrenjtë më Zotin dhe bashkëmeshtar, zoti Joan, Fortlumturinë Tuaj të fort të Hyjshme, duke e puthur më Zotin, me shumë ëmbëlsi po i drejtohemi.

Marrim pjesë, me dhimbje shumë të thellë, në hidhërimin e jashtëzakonshëm të popullit të Libanit, të shkaktuar nga shpërthimi shkatërrimtar në kryqytetin e vendit. Duke qenë në kungim vëllazëror lutemi, që Zoti Perëndia ynë të prehë shpirtrat e viktimave të pafajshme, të ngushëllojë banorët e dashur të Bejrutit dhe të ndriçojë autoritetet shtetërore kompetente për përballimin e duhur të pasojave të kësaj fatkeqësie tragjike.

Me nderim të veçantë dhe dashuri gjithnjë shumë të thellë në Krishtin, Zotin tonë.

Tiranë, 5 gusht 2020

———————————————————–

Vëllai i dashur në Atë, i Fortlumturisë Suaj Fort të Hyjshme

Hirësia Juaj, Kryepiskopi i Bejrutit,
vëlla shumë i shtrenjtë më Zotin, z. Ilia,

Marrim pjesë, me dhimbje të thellë, në hidhërimin e jashtëzakonshëm të popullit të Libanit, shkaktuar nga shpërthimi shkatërrimtar në kryeqytetin e vendit. Duke qenë në kungim vëllazëror lutemi, që “Perëndia i paqes dhe i çdo ngushëllimi” të prehë shpirtrat e viktimave të pafajshme dhe të drejtojë mendimet dhe veprimet Tuaja për të ngushëlluar dhe për të mbështetur popullin e shumëvuajtur të Bejrutit.

Me nderim të veçantë dhe dashuri të përhershme vëllazërore më Krishtin Jisu, “për të cilin janë të gjitha dhe nëpërmjet të cilit janë të gjitha”

Tiranë, 5 gusht 2020.

 

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων