U festua edhe kete vit e kremtja e Shperfytyrimit te Shpetimtarit dhe Zotit tone Jisu Krisht, e njohur si festa e Shen Sotirit ose Metamorfozes ne famulline e qytetit te Gramshit, emrin te cilen mban kisha
Meshoi bashke me priftin e famullise Ate Mihal Priftin edhe prifti qe ndihmon ne katekizem Ate Petro Halili.
Te pranishem ishin besimtare nga qyteti si dhe te rinj e femij te katekizmit qe kishin ardhur per marre driten qe rrezaton nga Thavori.
Gjate liturgjise ne predikimin e tij Ate Petro u ndal ne kuptimin e festes dhe si ajo eshte kaq e lidhur ngushte me shpresen e transformimit tone te brendshem dhe te jashtem si dhe shpresen e shfaqjes se lavdise se Perendise diten e ngjalljes se te gjithe njerezve dhe te transformimit te gjithe krijeses.
Me pas u krye nje procesion me ikonen rreth kishes dhe Bekimin e rrushit, u vazhdua me aktivitetin e larmishem te Katekizmit!
Duhet theksuar se qyteti i Gramshit, pavaresisht bukurishe natyrore, ende perballet me ceshtje te mprehta sociale, ku Kisha jone perpiqet te jape kontributin e saj brenda mundesive ne zbutjen e krizes dhe ne ndihme te familjeve me te rrezikuara dhe ne nevoje.
Lavdi Perendise per gjithcka! Amin!
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










