Sërish Kisha Orthodhokse në qytetin e Gramshit gjendet pranë vëllezërve dhe motrave në nevojë!
Familja e Torit bëhet me shtëpi tërësisht të restauruar!
Sërish Kisha Orthodhokse në qytetin e Gramshit gjendet pranë vëllezërve dhe motrave në nevojë!
Mbas 20 ditë punimesh pa ndërprerje u bë e mundur sot përfundimi i restaurimit tërësor të shtëpisë së Torit në qytetin e Gramshit.
Shtëpia e cila ishte djegur vite më parë për shkak të një shkëndije elektrike, kishte izoluar tërësisht prindërit dhe 5 fëmijët të cilët jetonin në një dhomë të vetme. Duke parë këtë situatë sërish Kisha Orthodhokse në qytetin e Gramshit vjen në ndihmë të vëllezërve dhe motrave në nevojë. Për këtë rast u vu në dijeni Mitropoliti i Elbasanit Hirësi Andoni i cili menjëherë angazhoi klerikun e famullisë Atë Mihal Priftin si edhe klerikët që ndihmojnë në këtë qytet me katekizmin Atë Petro Halili dhe Atë Grigor Pelushi të cilët kontaktuan menjëherë miqtë e famullisë, komunitetin e Apeldoornit, Hollandë për të ndihmuar materialisht që të kryhej restaurimi tërësor i kësaj shtëpie. Vet Mitropoliti i Elbasanit erdhi dhe pa nga afër ecurinë e punimeve si edhe takoi prindërit dhe fëmijët duke u premtuar atyre mbështetje edhe në të ardhmen për një jetë më të mirë dhe më dinjitoze.
Kështu falë investimit prej 3200 euro i dhuruar nga VONO – Apeldoorn, u arrit restaurimi total i shtëpisë – ndërtimi i çatisë, suvatimi i mureve jashtë dhe brenda, shtrimi i shtresës së poshtme, vendosja e dyerve dhe dritareve si edhe blerja e krevateve dhe tavolinë me gjashtë karrike, mbulesa dhe batanije. U krye gjithashtu lyerja totale e ambienteve dhe sigurimi i ushqimeve që u mundësua nga Joani dhe Ana të cilët ofruan 100 pound.
Për shkak se Atë Mihali Prifti dhe Atë Petro Halili po zhvillojnë kampin me fëmijët në Grabovë në këto ditë, vizitën përmbyllëse te familja e Torit e bëri Atë Grigor Pelushi me kordinatorin e Rinisë Orthodhokse të Tiranës z. Jani Meni.
Emocione të papërshkrueshme! Gëzim i jashtëzakonshëm!
Ta gëzoni shtëpinë e re!
Mirënjohje dhe për Kryetarin e Bashkisë së qytetit z. Klodian Taçe për interesimin dhe lehtësimin e çdo proçedure për t’i hapur rrugë këtij investimi në dobi të kësaj familje.
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










