15/08/2020 15/08/2020 “Priftërinjtë e tu do vishen me drejtësi, dhe oshënarët e tu do të ngazëllohen” (Psalm 131, 9). E paraqesim si shembull vëllain tonë shpirtëror duke i uruar kurajo dhe fuqi në detyrën e rëndë, por të lartë dhe fisnike si meshtar i Zotit, me rastin e gradimit të tij në Arkimandrit. Duke përmendur karakterizimin e...
15 Αυγούστου, 2020 - 16:55
Τελευταία ενημέρωση: 15/08/2020 - 16:58

“Priftërinjtë e tu do vishen me drejtësi, dhe oshënarët e tu do të ngazëllohen”

Διαδώστε:
“Priftërinjtë e tu do vishen me drejtësi, dhe oshënarët e tu do të ngazëllohen”

“Priftërinjtë e tu do vishen me drejtësi, dhe oshënarët e tu do të ngazëllohen” (Psalm 131, 9).
E paraqesim si shembull vëllain tonë shpirtëror duke i uruar kurajo dhe fuqi në detyrën e rëndë, por të lartë dhe fisnike si meshtar i Zotit, me rastin e gradimit të tij në Arkimandrit. Duke përmendur karakterizimin e Kryepiskopit Anastas se: “Ofiqet në Kishen Orthodhokse nuk janë privilegje, por kryqe dhe përgjegjësi.” Përgjegjësi, të cilat Arkimandrit Anastasi, nuk i ka shmangur kurrë. Me jetën dhe veprat e tij ka qenë dhe mbetet gjithmonë shembull, që në moshën fëmijore. E ka ngritur kryqin e tij me konsekuencë dhe sakrificë duke i ofruar Perëndisë veten e tij të pastër. Iu përkushtua Perëndisë me gjithë zemër, duke marrë parasysh fjalët e atit të tij shpirtëror, Mitropolitit të Beratit, Hirësi Ignatit: “Të gjithë ata që përpiqen për idealet e larta e të mëdha, le të mos zhgënjehen nëse përballen me ironi dhe tallje, kurora gjembash dhe kryqe të përgjakur; pas tyre shkëlqen një dritë, drita e drejtësimit, e fitores, e triumfit! Të rinjtë dhe të rejat, që ruajnë me guxim termopilet e virtytit, le të mos tremben nga armiqtë e shumtë. Fitorja është e tyrja. E premton Kryqi i përgjakur i Krishtit, pas të cilit ndriçon drita e Ngjalljes. Të gjithë ata që luftojnë kundër të keqes dhe padrejtësisë marrin guxim duke parë me besë Krishtin e gjakosur mbi Kryqin e Tij. Sakrifica e Çlirimtarit garanton dhe drejtësimin e tyre dhe triumfin e tyre. Dhe Ngjalljen e tyre të lavdishme.”
I DENJË!

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων