Të njohim besimin e krishterë orthodhoks
Pjesa I: ZBULESA 2/2
… Jisui i mësoi njerëzit, jo vetëm me fjalët e tij, por gjithashtu, me veprat e tij; dhe për më tepër me vetë personin e tij. Ai thotë, se Ai është e Vërteta (Joani 14:6) dhe Drita (Joani 8:12). Ai e tregon veten e tij, jo vetëm që flet fjalët e Perëndisë, por që ai vetë është Fjala e Gjallë e Perëndisë në mish njerëzor, Logos, që është i përjetshëm dhe i pakrijuar, por që u bë njeri si Jisui i Nazaretit për ta bërë Perëndinë të njohur në botë.
Kisha e parë e kishte përkushtuar vetveten në “doktrinën e apostujve” (Veprat 2:42). Fjala doktrinë, do të thotë thjesht mësim ose instruksion. Doktrina e Apostujve është doktrina e Krishtit, që u bë doktrina e Kishës së Krishterë. Ajo pranohet nga nxënësit e çdo moshe dhe çdo brezi, si vetë doktrina e Perëndisë. Është lëçitur kudo dhe kurdoherë si doktrina e jetës së përjetshme, nëpërmjet të cilës të gjithë njerëzit dhe e tërë bota janë ndriçuar dhe shpëtuar. Në këtë pikë duhet përmendur, që, ndonëse vetëzbulesa e Zotit në histori, nëpërmjet popullit të zgjedhur të Izraelit – zbulesë që arrin kulmin me ardhjen e Krishtit, Mesias – është e rëndësisë së parë, sepse është, gjithashtu, doktrina e Kishës së Krishterë, që thekson se tërë përpjekjet e njerëzve për të vërtetën janë përmbushur në Krishtin. Çdo depërtim i vërtetë në kuptimin e jetës arrin përkryerjen në Ungjillin e Krishterë. Etërit e Shenjtë të Kishës, na mësuan, që dëshirat dhe përpjekjet e feve pagane dhe dituria e filozofëve të vjetër janë gjithashtu, të afta për të përgatitur njerëzit për doktrinën e Jisuit dhe janë rrugë të mundshme drejt së Vërtetës së vetme të Perëndisë.
Në këtë mënyrë, të krishterët i shikonin disa filozofë grekë të antikitetit, si të ndriçuar nga Perëndia, për t’i shërbyer çështjes së të Vërtetës dhe për t’i udhëhequr njerëzit drejt plotësisë së jetës në Perëndinë, meqenëse Fjala dhe Dituria e Perëndisë është zbuluar tek tërë njerëzit dhe gjendet në tërë ata, të cilët në pastërtinë e mendjes dhe zemrës së tyre kanë qenë frymëzuar nga Drita Hyjnore, e cila ndriçon çdo njeri që vjen në botë. Kjo Dritë Hyjnore është Fjala e Perëndisë, Jisui i Nazaretit si njeri, përsosja dhe përmbushja e vetëzbulesës së Perëndisë në botë. Nuk mund të mos theksohet, se zbulesa hyjnore në Dhiatën e Vjetër, në Kishën e Dhiatës së Re, në jetët e shenjtorëve, në diturinë e etërve, në bukurinë e krijimit… dhe më e plotë dhe më e përsosur në Jisu Krishtin, Birin e Perëndisë, është zbulesa e Vetë Perëndisë. Perëndia ka folur. Perëndia ka vepruar. Perëndia e ka shfaqur Vetveten dhe vazhdon ta shfaqë në jetën e popullit të Tij.
Nëse ne duam të dëgjojmë zërin e Perëndisë dhe të shohim veprat e vetëzbulesës së Perëndisë në botë, ne duhet të pastrojmë mendjet dhe zemrat tona nga çdo gjë që është e keqe dhe e rreme. Ne duhet të përpiqemi të duam të vërtetën, të duam njëri-tjetrin dhe të duam gjithçka në krijimin e mirë të Perëndisë. Sipas Besimit Orthodhoks, pastrimi prej mëkatit dhe gënjeshtrës është rruga për të njohur Perëndinë. Nëse ne e hapim vetveten ndaj Hirit Hyjnor dhe e pastrojmë vetveten prej çdo gjëje të ligë, atëherë është e sigurt që ne do të jemi të aftë ta kuptojmë drejt Shkrimin dhe të arrijmë një kungim të gjallë me Perëndinë e Gjallë dhe të Vërtetë, që e ka zbuluar Vetveten dhe vazhdon ta zbulojë tek ata që e duan Atë.
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










