01/09/2020 01/09/2020 Shqipëria nuk ka vetëm natyrën, malet mashështore, bregdetin e virgjër, por dhe një trashëgimi kulturore sa vetë jeta që janë një atraksion për turistët vendas dhe të huaj. Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore sjell në vëmendje një nga thesaret e çmuar të trashëgimisë sonë, Kishën e Shën Kollit e cila ndodhet në fshatin Perondi, një...
01 Σεπτεμβρίου, 2020 - 14:47
Τελευταία ενημέρωση: 01/09/2020 - 14:48

Kisha e Shën Kollit në Perondi daton në shekullin XI, thesar i çmuar i trashëgimisë dhe destinacion ndjellës turistik

Διαδώστε:
Kisha e Shën Kollit në Perondi daton në shekullin XI, thesar i çmuar i trashëgimisë dhe destinacion ndjellës turistik

Shqipëria nuk ka vetëm natyrën, malet mashështore, bregdetin e virgjër, por dhe një trashëgimi kulturore sa vetë jeta që janë një atraksion për turistët vendas dhe të huaj.

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore sjell në vëmendje një nga thesaret e çmuar të trashëgimisë sonë, Kishën e Shën Kollit e cila ndodhet në fshatin Perondi, një trashëgimi që flet vetë për turistët vendas dhe të huaj.

Kisha e Shën Kollit ndodhet në fshatin Perondi, rrethi i Kuçovës, rreth 18 km nga qyteti mesjetar i Beratit dhe përbën një nga monumentet më të hershme bizantine në Shqipëri.

Gjatë shekujve, kisha ka pësuar mjaft transformime në rrafshin arkitektonik. Në vitin 1970 kisha i është nënshtruar një restaurimi të mirëfilltë nga specialistët e Institutit të Monumenteve.

Në fillimet e saj monumenti ka qenë një bazilikë trinefshe me nefin qëndror të ngritur lart dhe me narteks dhe sipas studjuesve i përket shekullit të XI. Në një fazë të dytë gjatë përiudhës bizantine kishës i është shtuar muri i narteksit dhe këmbanorja, e cila është lidhur organisht me murin e narteksit. Më vonë kisha pëson një meremetim tjetër, ku vihet re përdorimi i teknikës së kluasonazhit. Rindërtim tjetër i rëndësishëm është ai i vitit 1786, ku shtohen hajatet dhe rindërtohen catitë me tavanet.

Po ashtu, Instituti bën të ditur të dhënat historike të rindërtimit të saj.

Rindërtimi i fundit që tranformoi së tepërmi arkitekturën e monumentit është në vitin 1931. Më tipike në unikalitetin e saj kisha e Shën Kollit në Perhondi bëhet nëpërmjet këmbanores, e cila mendohet të jetë nga më të hershmet në provincat bizantine të Ballkanit. Megjithë transformimet e shumta në shekujt e kaluar ndërhyrja e specialistëve te monumenteve bëri të mundur që monumenti të rikthehet në identitet dhe të përfaqësojë sot një nga monumentet e kultit bizantin më të spikatur në gjithë rajonin.


ata.gov.al

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων