30/09/2020 30/09/2020 Çdo ditë, në Laboratorin e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë punohet me të njëjtin intensitet në restaurimin, konsolidimin dhe kthimin e vlerave të mëparshme, të fshehura prej shekujsh, nën shtresat e vernikut. Në proces restaurimi është ikona “Shën Sava dhe Shën Varvara”, e punuar në teknikën e temperave mbi një panel druri arre...
30 Σεπτεμβρίου, 2020 - 16:20
Τελευταία ενημέρωση: 30/09/2020 - 16:21

FOTO/ Korçë, restaurohet ikona “Shën Sava dhe Shën Varvara”

Διαδώστε:
FOTO/ Korçë, restaurohet ikona “Shën Sava dhe Shën Varvara”

Çdo ditë, në Laboratorin e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë punohet me të njëjtin intensitet në restaurimin, konsolidimin dhe kthimin e vlerave të mëparshme, të fshehura prej shekujsh, nën shtresat e vernikut.
Në proces restaurimi është ikona “Shën Sava dhe Shën Varvara”, e punuar në teknikën e temperave mbi një panel druri arre të përbërë nga dy dërrasa.

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar bën të ditur se “paneli është tepër i dëmtuar nga insektet drungrënëse dhe i ndarë në dy pjesë. Ndërhyrjet konservuese filluan së pari, me bashkimin dhe konsolidimin e panelit, zëvendësimin e tranversave të dëmtuara dhe do të vazhdojnë më pas me konsolidimin e gruntit, largimin e vernikut të oksiduar, ritokimin estetik me ngjyra akuareli dhe vernikimin e ri”.

Ditën e sotme në Muzeun e Artit Mesjetar do të çelet ekspozita “Restaurime”, e cila sjell në vëmendje, disa nga veprat e restauruara, të cilat tregojnë punën e madhe të ekspertëve të laboratorit të MKAM.

Me një fond prej 8000 ikonash dhe objektesh të karakterit religjioz, Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, falë ndërtimit bashkëkohor, është një ndër destinacionet më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore.


ata.gov.al

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων