17/10/2020 17/10/2020 Këtë të dielë në kishë dëgjuam ungjillin e Mbjellësit dhe Farës. Shpesh kemi dëgjuar këtë histori, shpesh kemi dëgjuar predikime për këtë. Kemi dëgjuar të na shpjegohen llojet e tokave nga teologë të ndryshëm. Unë sot duke dëgjuar u ngacmova dhe po mendoja për tokën e tretë, ku një pjesë e madhe e njerëzve, bëjnë...
17 Οκτωβρίου, 2020 - 14:36
Τελευταία ενημέρωση: 17/10/2020 - 14:37

“Le të përpiqemi, që të mos lejojmë gjembat e të përditshmes sonë që të mbysin bimët e virtyteve”!

Διαδώστε:
“Le të përpiqemi, që të mos lejojmë gjembat e të përditshmes sonë që të mbysin bimët e virtyteve”!

Këtë të dielë në kishë dëgjuam ungjillin e Mbjellësit dhe Farës.

Shpesh kemi dëgjuar këtë histori, shpesh kemi dëgjuar predikime për këtë. Kemi dëgjuar të na shpjegohen llojet e tokave nga teologë të ndryshëm.
Unë sot duke dëgjuar u ngacmova dhe po mendoja për tokën e tretë, ku një pjesë e madhe e njerëzve, bëjnë pjesë.

Mbjellin në shpirtin e tyre lulet aromatike të virtyteve të krishtera dhe bashkë me këto, lejojnë që të mbijnë dhe të rriten gjembaçët e mëkatit. Kjo kategori njerëzish e ka të ndarë më dysh shpirtin. Me një këmbë qendron te Krishti dhe me këmbën tjetër në botën e rëndomtë. I japin hapësirë më shumë seç duhet të përditshmes, që i mbyt edhe i tejlodh. Janë njerëz, që njërin sy e drejtojnë nga Qiejt dhe tjetrin në baltën e botës.

Ky duket rasti më dekurajues, sepse fara gjeti tokë pjellore dhe jo vetëm mbiu, por edhe u zhvillua dhe dha shpresë për prodhime të bollshme. Papritur shpresat shuhen dhe ndjesitë e ëmbla ia lenë vendin hidhërimit dhe zhgënjimit.

Pse?! Sepse gjembat e mbytën bimën e virtyteve.Të dashur më Krishtin, le të përpiqemi, që të mos lejojmë gjembat e të përditshmes sonë që të mbysin bimët e virtyteve! Të kërkojmë nga Perëndia, me lutje të vazhdueshme, që toka e shpirtit tonë të jetë ambienti më i mirë për Fjalën e Perëndisë! Zoti qoftë udhëheqësi i ditëve tona! Amin!


— facebook.com/MitropoliaFier

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων