Të njohim historinë e Kishave Orthodhokse në Shqipëri
Pjesa V – Nga viti 1767 deri në vitin 1937 (1/2)
Periudha e katërt (1767-1937) shtrihet nga shfuqizimi i statusit të Autoqefalisë së Kryepiskopatës së Ohrit deri në dhënien kanonike të statusit të Autoqefalisë Kishës së Shqipërisë. Ngjarja e veçantë dhe vendimtare në këtë periudhë është formimi i shtetit shqiptar, më 1912.
1) Në këtë periudhë riorganizohen mitropolitë dhe episkopatat, ndërtohen kisha të reja dhe herë pas here bëhen përpjekje sistematike për zgjimin shpirtëror të orthodhoksëve.
Figura më e madhe e kësaj kohe ishte Shën Kozmai i Etolisë, i cili edhe veproi në këto zona nga viti 1775 deri 1779, duke përfunduar veprimtarinë e tij misionare historike me martirizim, në vitin 1779, në Berat.
30 vjet më pas, një tjetër shenjt, Nikita Arvaniti “nga vendet e Arvanitia-s (Arbërisë)”, ndoshta nga Shpati, predikoi Krishtin dhe u martirizua në zonën e Serres dhe Drama-s (në Greqi), në vitin 1809.
Gjatë shek. XVIII dhe XIX u bënë përpjekje serioze për përkthimin në shqip të Shkrimit të Shenjtë. I pari që përmendet është hieromonaku Grigor Konstandinidhi (më pas mitropolit i Durrësit), i cili përktheu Dhiatën e Vjetër e të Re, me germa të një alfabeti shqip që e kishte shpikur vetë. Fatkeqësisht, ky përkthim humbi.
Në shek. XIX Grigor Gjirokastriti, (episkop i Evias), botoi një përkthim të Dhiatës së Re në shqip, me germa greke.
Më vonë dolën përkthimet e Konstandin Kristoforidhit, në gegërisht (1869) dhe në toskërisht (1879), fillimisht me germa greke.
Kryepriftërinj të shquar në këtë periudhe ishin mitropolitët e Durrësit: Grigor Konstandinidhi, Voskopojari, (1767-1772) dhe Krisanthi nga Madita (1821-1823), një nga shpikësit e metodës së re të muzikës kishtare (bizantine); mitropolitët e Drinopolit: Dositheu (1760-1799), Gavriili Sifniosi (1799-1827), Joakimi nga Hios (1828-1835), i cili u ngjit 2 herë në fronin ekumenik (1860-1863 dhe 1873-1878); dhe mitropolitët e Beratit: Joasafi II (1802-1855) dhe Anthim Aleksudhi (1855-1887).
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










