Ministri i Jashtëm grek Níkos Déndias viziton sot Shqipërinë
Ministri i Jashtëm grek Níkos Déndias viziton sot Shqipërinë, ku do të takohet në Tiranë me udhëheqjen shtetërore dhe politike të vendit.
Ministria e Jashtme siç raporton në njoftimin e saj, «ministri i Jashtëm grek në fillim do të takohet me ministrin shqiptar për çështjet e Jashtme dhe evropiane Gent Cakaj.
Diskutimet do të përqendrohen në çështje me interes dypalësh, evropian dhe rajonal, kryesisht për ecurinë e marrëdhënieve greko-shqiptare, zhvillimet në rajonin e Mesdheut Lindor dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.
Ministri i Jashtëm Nikos Dendias në vazhdim do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe me presidentin i vendit, Ilir Meta.
Gjatë vizitës së tij, kreu i diplomacisë greke do të ketë gjithashtu bisedime me kryetarin e Partisë Demokratike Lulëzim Basha dhe të partisë «Bashkimi për të Drejtat e Njeriut» Vangjel Dule, si dhe me biznesmenë grekë që aktivizohen në Shqipëri.
Z.Dendias do të takohet dhe me Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Anastásio.
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










