23/10/2020 23/10/2020 1. Unë jam Zoti, Perëndia yt… nuk do kesh perëndi të tjera përveç meje. 2. Mos bëj për veten tënde idhull, as ndonjë shëmbëllesë tjetër nga ato që janë mbi qiell sipër dhe në tokë poshtë, dhe sa janë në ujë nën dhé. Nuk do t’u falesh atyre, as do t’u lutesh, sepse unë jam...
23 Οκτωβρίου, 2020 - 16:07
Τελευταία ενημέρωση: 23/10/2020 - 16:12

Dhjetë Urdhëresat e Zotit

Διαδώστε:
Dhjetë Urdhëresat e Zotit

1. Unë jam Zoti, Perëndia yt… nuk do kesh perëndi të tjera përveç meje.
2. Mos bëj për veten tënde idhull, as ndonjë shëmbëllesë tjetër nga ato që janë mbi qiell sipër dhe në tokë poshtë, dhe sa janë në ujë nën dhé. Nuk do t’u falesh atyre, as do t’u lutesh, sepse unë jam Zoti, Perëndia yt…
3. Mos e përmend kot emrin e Zotit, Perëndisë tënd…
4. Kujto ditën e Sabatit që ta shenjtërosh atë. Gjashtë ditë do të punosh edhe do të bësh të gjitha punët e tua. Po e shtata ditë është sabatë në Zotin, Perëndinë tënd. Në atë ditë nuk do të bësh asnjë lloj pune…
5. Ndero babanë dhe nënën tënde, që të të bëhet mirë dhe të jesh jetëgjatë mbi dhenë, që të jep Zoti, Perëndia yt.
6. Mos kryej tradhëti bashkëshortore.
7. Mos vidh.
8. Mos vrit.
9. Mos jep dëshmi të rreme kundër të afërmit tënd.
10. Mos lakmo. Nuk do të dëshirosh… asgjë që është e të afërmit tënd.
Tregohet një histori e famshme në Indi që ishte një Raxha, që do të thotë mbret, i cili kishte një shërbëtor shumë lakmitar dhe njëherë Raxhai kur shërbëtori mungonte kishte marrë një tigër shumë të rrezikshëm e kishte mbyllur në një shpellë dhe shpellës i kishte vënë një gur. Kur erdhi shërbëtori duke e ditur që ishte lakmitar i madh, Raxhai i tha: “mos e hap asnjëherë këtë shpellë, sepse brenda është një tigër shumë i madh”.
Megjithatë lakmia e madhe e shërbëtorit bënte që atij t’i ndryshohej mendja. Filloi të mendonte se ndoshta Raxhai e kishte gënjyer dhe mbase kishte fshehur ndonjë thesar dhe për të më trembur thoshte që është një tigër. Kështu që një natë së bashku me një tjetër njeri lakmitar shkuan dhe hoqën gurin e shpellës dhe tigri i copëtoi që të dy. Kjo ndodh shpeshherë edhe me jetën tonë, të gjithë ato mos që ka thënë Perëndia janë për të na mbrojtur ne dhe përsëri ne nuk kemi besim tek fjalët e Perëndisë, por shkojmë dhe e hapim shpellën dhe kështu jeta jonë shkatërrohet. Çdo fjalë që ka thënë Zoti është një thesar, është një busull për udhëtim tonë, ne nuk mund ta bëjmë të gjithë këtë udhëtim pa pasur këto porosi të Perëndisë. Udhëtimi drejt Perëndisë nuk është i lehtë, do të jetë një udhëtim i vështirë, aq sa nëpër përrallat dhe historitë e ndryshme tregohet që të arrihet thesari duhet të vritet kuçedra, për të treguar që ky udhëtim i gjatë për të arritur thesarin e humbur do të jetë shumë i vështirë dhe pa ruajtur porositë e Zotit kjo nuk mund të realizohet.

 

Tregim i shkëputur nga një nga predikimet e Mitropolitit të Korçës Hirësi Joani.

 

facebook.com/RadioNgjallja

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων