09/11/2020 09/11/2020 E hënë, 9 nëntor 2020 – Leximet biblike APOSTULLI – 1 Thesalonikasve 1:1-5 Pavli dhe Siluani edhe Timotheu, kishës së Selanikasve që është në Perëndinë, Atin, edhe në Zotin Jisu Krisht; hir në ju dhe paqe prej Perëndisë dhe Atit tonë, edhe prej Zotit Jisu Krisht. Falënderoj Perëndinë përherë për të gjithë ju, edhe ju...
09 Νοεμβρίου, 2020 - 11:47

Leximet biblike

Διαδώστε:
Leximet biblike

E hënë, 9 nëntor 2020 – Leximet biblike
APOSTULLI – 1 Thesalonikasve 1:1-5
Pavli dhe Siluani edhe Timotheu, kishës së Selanikasve që është në Perëndinë, Atin, edhe në Zotin Jisu Krisht; hir në ju dhe paqe prej Perëndisë dhe Atit tonë, edhe prej Zotit Jisu Krisht.
Falënderoj Perëndinë përherë për të gjithë ju, edhe ju kujtojmë në lutjet tona, duke kujtuar pa pushim punën e besimit tuaj, edhe mundimin e dashurisë, edhe durimin e shpresës në Zotin tonë Jisu Krisht, përpara Perëndisë edhe Atit tonë.
Sepse e dimë, o vëllezër të dashur prej Perëndisë, zgjedhjen tuaj. Sepse ungjilli ynë nuk u bë tek ju vetëm me fjalë, po edhe me fuqi, edhe me Frymë të Shenjtë, edhe me shumë besueshmëri, sikundër e dini se cilët u bëmë në mes tuaj për ju.
* * * * *
UNGJILLI – Llukai 12:13-15, 22-31.
Edhe një prej turmës i tha: Mësues, thuaji tim vëllai të ndajë trashëgimin bashkë me mua. Po ai i tha: O njeri, kush më vuri gjykatës a ndarës mbi ju? Edhe u tha atyre, Vështroni e ruhuni nga çdo lakmi; sepse në pastë tepër ndonjë, jeta e dikujt nuk është në tepricën e pasurisë së tij.
Edhe u tha nxënësve të tij: Prandaj po ju them juve, mos u shqetësoni për jetën tuaj, ç’të hani; as për trupin tuaj, ç’të vishni. A nuk është jeta më tepër se ushqimi, edhe trupi se veshja? Vini re korbat, as nuk mbjellin, as nuk korrin; ata nuk kanë as qilar as grunar, edhe Perëndia i ushqen. Sa më tepër ndryshoni ju nga zogjtë? Edhe cili prej jush duke u shqetësuar mund të shtojë një kut në shtatin e tij? Nëse ju pra nuk mund të bëni as një gjë kaq të vogël, pse shqetësoheni për të tjerat? Vini re zambakët, si rriten; nuk mundohen, as nuk endin; edhe po ju them juve, as Solomoni me gjithë lavdinë e tij nuk ishte veshur si një nga këto. Po në qoftë se barin e arës, që sot është, edhe nesër hidhet në furrë, Perëndia e vesh kështu, sa më tepër ju, o besëpakë? Edhe ju mos kërkoni ç’të hani a ç’të pini; as mos e kini mendjen të trazuar. Sepse të gjitha këto i kërkojnë me ngulm kombet e botës; dhe Ati juaj e di se keni nevojë për këto. Po kërkoni mbretërinë e Perëndisë, dhe këto të gjitha do t’ju shtohen juve.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων