“Burri, balancuesi i jetës familjare”!
Burri duhet të përkujdeset dhe të mbrojë familjen e tij nga çdo ndërhyrje e jashtme, që mund të shkaktojë një dëm material, plagosje trupore apo dëmtim shpirtëror ndaj gruas dhe mbi të gjitha ndaj fëmijëve të tij. Kështu psh, kur babai shikon se një emision televiziv dëmton fëmijët e tij, duhet t’i largojë nga televizori, duke mbrojtur shëndetin e tyre shpirtëror.
Burri duhet të kujdeset për familjen e tij dhe nga ndërhyrjet e të afërmve. Do të përmend vargun: “Njeriu do të braktisë babanë dhe nënën e tij dhe do të bashkohet me gruan e tij dhe do të jenë një mish i vetëm. ” ( Gjen.2:24)
Shumë shpesh prindërit, veçanërisht nënat përzihen në çështjet familjare të fëmijëve të tyre. Natyrisht çdo i krishterë e ka për detyrë të nderojë prindërit e tij, por nëse prindërit krijojnë përçarje në familjen e fëmijëve, ata kanë jo vetëm të drejtë, po madje detyrë të mos i dëgjojnë. Ndodh shpesh që me ndërhyrjet e tyre prindërit i çojnë fëmijët deri në mëkat. Ndonjëherë shkojnë aq larg sa këshillojnë, madje detyrojnë vajzat e tyre drejt abortit. Nxisin djemtë e tyre kundër nuses së tij, për tekat dhe egoizmin e tyre.
Së pari fëmijët duhet të mos shkelin porositë e Perëndisë, që i drejtojnë ata që të kujdesen për familjen e tyre të re, pa lënë mënjanë as prindërit e tyre.
Pra, burrit i mbetet përgjegjësia e madhe për të vendosur balancat midis prindërve të tij dhe bashkëshortes së vet. Duhet të trajtojë çdonjërin me respektin e duhur, pa cënuar dhe pa dëmtuar asnjë prej tyre.
(Shkëputur nga libri: ” Një herë dhe për gjithë jetën ” nga Atë Ilia Sugaev)
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










