03/12/2020 03/12/2020 Kisha e “Shën Mitrit”, në lagjen Kala të Beratit është një tjetër monument kulture i shpëtuar falë ndërhyrjeve restauruese. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Kulturës Elva Margariti, sipas së cilës sapo u u përmbyll një proces i gjatë e jo i lehtë ndërhyrjesh restauruese. “Pas dekadash harrese, specialistët e DRTK Berat, kanë kryer...
03 Δεκεμβρίου, 2020 - 14:59
Τελευταία ενημέρωση: 03/12/2020 - 15:00

Ndërhyrje restauruese/ Kisha e “Shën Mitrit” në Kala të Beratit, tjetër monument i shpëtuar

Διαδώστε:
Ndërhyrje restauruese/ Kisha e “Shën Mitrit” në Kala të Beratit, tjetër monument i shpëtuar

Kisha e “Shën Mitrit”, në lagjen Kala të Beratit është një tjetër monument kulture i shpëtuar falë ndërhyrjeve restauruese.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Kulturës Elva Margariti, sipas së cilës sapo u u përmbyll një proces i gjatë e jo i lehtë ndërhyrjesh restauruese.

“Pas dekadash harrese, specialistët e DRTK Berat, kanë kryer një sërë punimesh, që i sigurojnë jetëgjatësinë këtij monumenti”, u shpreh Margariti.

Sipas saj, ky është një lajm i jashtëzakonshëm për monumentin e kulturës se kategorisë së parë. “Ky është një objekt postbizantin i shekullit te XVII brënda territorit të kalasë së beratit. Tashmë ky objekt është jashtë rrezikut të degradimit i cili kishte filluar prej kohësh”, u shpreh Margariti.

Kisha ndodhet në pjesën lindore të kalasë midis shtëpive të banuara. Pjesa e naosit në qëndër Më përpara rrethohej nga një hajat në krahun verior, perëndimor dhe jugor, ndërtim ky që në fakt i përkiste një periudhe edhe më të vonë nga ndërtimi i vetë kishës.

 

ata.gov.al

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων