Çfarë të bëjmë para rrëfimit?
I pari dhe i fundit nga apostujt e Krishtit mëkatuan rëndë. Pjetri mohoi Krishtin, Juda e tradhtoi. Por Pjetri u fal dhe Juda humbi. Pjetri iu rikthye dinjitetit apostolik, ndërsa dënimi i kohës peshon mbi Judën.
Çfarë e shpëtoi Pjetrin dhe çfarë e shkatërroi Judën? Çfarë duhet të kishte bërë ai? Të rrëfente mëkatin e tij pasi e bëri?Ai u rrëfyenë çastin kur shkoi tek skribët e tek pleqtë duke iu thënë:”Mëkatova duke dhënë në vdekje një të pafajshëm.” Dhe Judai hodhi 30 monedhat e argjendta në tempull, por a ishte e mjaftueshme? Për fat të keq jo!
Një rrëfim i mëkateve ( ose një pohim) nuk shpëton. Një zemër e thyer dhe e përulur duhet të shkojë paralelisht me një besim të gjallë në hirin e Perëndisë.
Juda u dëshpërua për shpëtimin e tij, prandaj humbi pas këtij pohimi që bëri.U var në një pemë dhe shpirti shkoi në torturat e përjetshme.
Pjetri nuk veproi kështu. Në oborrin e Kajafës, e mohoi tre herë Krishtin, Mësuesin dhe Mirëbërësin: “Nuk e njoh këtë njeri” (Mt. 26, 74). Megjithatë, gjatë mohimit të tretë, kur dëgjoi gjelin të këndonte, iu kujtuan fjalët e Krishtit, u ndërgjegjësua për mëkatin e tij dhe u përul në zemër. Doli nga kopshti, braktisi shoqërinë e shërbëtorëve të Kryepriftit dhe ajo që ishte më e rëndësishme, ai derdhi lot hidhërimi, lot të sinqerte, të vërtetë duke shprehur kështu një pendim të thellë.
Sipas Traditës, gjatë gjithë jetës së tij, sa herë që dëgjonte gjelin të këndonte, Pjetrit i kujtohej mëkati që kishte bërë dhe prej syve i buronin rrëke lotësh. Pjetri nuk u dëshpërua, por besoi në mëshirën hyjnore dhe u shpëtua.
Pjetri na jep një mësim jete: të kthehemi sërish tek Perëndia pasi ramë në një mëkat. Besimi në mëshirën hyjnore e nxjerr jashtë dëshpërimin. Perëndia është dashuri. Sado i rëndë të jetë mëkati ynë, Ai e fal vetëm ne duhet të pendohemi me gjithë zemër.
Dëshpërimi është vepër dhe triumf i demonit në zemrën e njeriut. Le të imitojmë shën Pjetrin në një tjetër aspekt. Kur u ndërgjegjësua për mëkatin e tij, e braktisi menjëherë në oborrin e mallkuar të Kryepriftit, atje ku kishte mohuar Krishtin, edhe ti, vëlla e motër, nëse do të rrëfeshe të kthehesh tek Perëndia, braktisi vendete mallkuara të mkatit ku ke banuar deri më tani dhe ku ke mohuar Krishtin, jo tre herë, por tridhjetë e tre herë.
Dil prej andej me trup, zemër dhe shpirt. Pjetri i braktisi edhe shërbëtorët e Kryepriftit. Ti gjithashtu, braktise miqësinë me ata që të mësojnë mëkatin ose që të shtyjnë në tundim. Morali më i rëndësishëm në sjelljen e apostullit të penduar është ky: kur Pjetri ishte vetëm, iu rikthye vetes. Përjetoi terrorin e mëkatit të tij dhe qau hidhur duke vuajtur. Kur shkon të rëfehesh, mos shko në mister pa një parapërgatitije paraprake. Fillimisht largohu nga zhurmat e jetës së përditshme. Lër pas çdo lloj meraku, mblidh veten, mendjen, zemrën, thuaj një lutje të shkurtër, nga thellësia e zemrës. Kujto mëkatet e tua dhe shkruaji në një fletë, në mënyrë që të mos i harrosh.
Ruaj vetëdijen e papastërtisë së jetës tënde para rrëfimit. Kujto dhjetë urdhërimet, shqyrto ato që ke shkelur, ekzamino ndërgjegjen tënde, qaj për rënien dhe në këtë gjendje shko tek ati rrëfyes. Atëherë do të mund të kesh ndërgjegjen se do të marrësh një falje të vërtetë. ” Zemrën e thyer e të përulur Perëndia nuk do ta përbuzë. ”
Të vajtosh për mëkatet e tua, të ndjesh një pendim të sinqertë, është e nevojshme nëse dëshiron të falesh nga Perëndia. Shën Isak Siriani thotë se: “Perëndia e pranon dhimbjen e pendimit tonë si një blatë pendimi”.
Ja pra çfarë duhet të bëjmë para se të shkojmë tek ati për t’u rrëfyer. Rrëfimi paraprihet nga një lutje personale në heshtje dhe në vetmi, lutje pendimi e shoqëruar me një ekzaminim serioz i fyerjeve që ke bërë ndaj Perëndisë; me një keqardhje për fajet dhe me një vendim të fortë se më hirin e Perëndisë do shërohesh.
Omeli nga Etër të Shenjt.
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










