09/12/2020 09/12/2020 Dhuromë, o Zot, përshëndetjen e ditës së re me paqe. Ndihmomë që për gjithçka të bazohem tek vullneti Yt hyjnor. Në çdo orë të ditës, zbulomë vullnetin tënd. Beko marrëdhëniet e mia me ata që më rrethojnë. Mësomë të trajtoj çdo njeri që takoj me paqe në shpirt dhe me bindjen e plotë se vullneti...
09 Δεκεμβρίου, 2020 - 16:45

“Mësomë, o Zot, të bëj vullnetin Tënd në çdo gjë që bëj”! (Një lutje për fillimin e ditës së re)

Διαδώστε:
“Mësomë, o Zot, të bëj vullnetin Tënd në çdo gjë që bëj”! (Një lutje për fillimin e ditës së re)

Dhuromë, o Zot, përshëndetjen e ditës së re me paqe.
Ndihmomë që për gjithçka të bazohem tek vullneti Yt hyjnor.
Në çdo orë të ditës, zbulomë vullnetin tënd.
Beko marrëdhëniet e mia me ata që më rrethojnë.
Mësomë të trajtoj çdo njeri që takoj me paqe në shpirt dhe me bindjen e plotë se vullneti Yt udhëheq gjithçka.
Në çdo fjalë e vepër, drejto mendimet dhe ndjenjat e mia.

Në ngjarje të papritura, mos lejo të harroj se të gjitha gjërat janë nën kujdesin Tënd.
Mësomë të veproj me vendosmëri dhe me urtësi, pa zemëruar apo trazuar të tjerët.
Jepmë fuqinë të përballoj lodhjen e ditës që vjen, me gjithçka që ajo mund të sjellë.
Drejto dëshirat e mia, mësomë të lutem, lutu brenda meje. Amin.

O Zot, nuk di ç’të kërkoj prej Teje.
Vetëm Ti i njeh nevojat e mia të vërteta.
Ti më do më shumë sesa di të dua.
Ndihmomë të shoh nevojat që mund të jenë të fshehta për mua.
Nuk guxoj të të kërkoj as kryq, as ngushëllim,
me zemrën hapur, vetëm Ty mund të pres.
Vizitomë dhe ndihmomë me dashurinë tënde të patundur.

Goditmë dhe shëromë; rrëzomë dhe ngrimë.
Në qetësi adhuroj vullnetin Tënd të shenjtë.
Të ofroj veten time si një flijim të gjallë.
Gjithë besimin tim e vendos tek Ti.

Nuk kam dëshirë tjetër, veç bërjes së vullnetit Tënd.
Mësomë të lutem. Lutu në mua. Amin

 

facebook.com/MitropoliaFier

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων