29/12/2020 29/12/2020 Katedralja e Korçës, një prej ndërtesave më të vjetra në këtij qyteti, pritet që së shpejti të rikthehet në identitet. Kjo ndërtesë, e cila prej shekujsh ka qënë simboli i besimit ortodoks jo vetëm për qytetin e Korçës, por për komunitetin e krishterë, ishte kthyer në muzeun e artit mesjetar në kohën e diktaturës. Me...
29 Δεκεμβρίου, 2020 - 20:49
Τελευταία ενημέρωση: 29/12/2020 - 20:56

Mitropolia e Korçës rikthen Katedralen e vjetër të qytetit

Διαδώστε:
Mitropolia e Korçës rikthen Katedralen e vjetër të qytetit

Katedralja e Korçës, një prej ndërtesave më të vjetra në këtij qyteti, pritet që së shpejti të rikthehet në identitet.

Kjo ndërtesë, e cila prej shekujsh ka qënë simboli i besimit ortodoks jo vetëm për qytetin e Korçës, por për komunitetin e krishterë, ishte kthyer në muzeun e artit mesjetar në kohën e diktaturës.

Me fondet e siguruara nga Mitropoliti i Korçës, Hirësi Joani, si dhe nga ndihmat e besimatëve, ka nisur rikthimi në identitet i kësaj godine. Së shpejti pritet që të përfundojnë punimet duke i rikthyer jo vetëm Korçës, por edhe vendit, një nga tempujt më të rëndësishme të besimit fetar.

Kjo kishë e ndërtuar më 1720, përfshinte një asamble godinash që administroheshin nga Kisha si shkolla, kolegje apo dhe institucione bamirësie.

Në vitin 1924 Katedralja e Korces e njohur si Kisha ‘Burimi Jetëdhënës’ iu nënshtrua një rikonstruksioni të plotë, por në kohën e diktaturës kjo godinë shërbeu si muze për shumë dekada.

Kjo katedrale , një objekt kulti madhështor i ndërtuar në fillim të shekullit të XVIII, ishte një nga kishat më të rëndësishme të vendit por edhe më gjërë.

Edhe pse ndërtimi i kësaj kishe, kërkon fonde të mëdha, investimet janë siguruar nga vetë Mitropolia e Korçës dhe donacionet e besimtarëve.

 

 

 

 

— vizionplus.tv

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων