“Vetëm ata që janë të duruar nxjerrin frute nga farat e Fjalës së Perëndisë, që u janë mbjellë në zemër”!
Që të jesh i bindur në gjithçka tek Perëndia, kërkohet virtyti i durimit. Shën Pavli e quan këtë virtyt si një nga frytet e Shpirtit të Shenjtë: Vetë Krishti me bindjen e Tij të përulshme ndaj Perëndisë ishte jashtëzakonisht i duruar.
Të jesh i duruar, fjalë për fjalë do të thotë të pësosh edhe të vuash. Do të thotë ta presësh Perëndinë mes vuajtjes dhe dhimbjes me kurajo dhe shpresë. Do të thotë që t’ia falësh veten të tjerëve, duke u rritur gradualisht me Hirin e Perëndisë, nëpërmjet përpjekjes së përditëshme për të mbajtur urdhërimet e Tij dhe për të përmbushur vullnetin e Tij. Vetëm ata që janë të duruar nxjerrin frute nga farat e Fjalës së Perëndisë, që u janë mbjellë në zemër. “Por pjesa që ra … me qëndrueshmëri” (Lk. 8:15).
Gjatë kohëve të persekutimit, kur të krishterëve u duhej të vuanin për Krishtin, Zoti i këshillon pasuesit e Tij: “Me durimin tuaj ju do të fitoni shpirtrat tuaj” që do të thotë “Nëpërmjet durimit të vuajtjes do të fitoni jetën”. (Lk. 21:19).
Duroni vëllezër deri në ardhjen e Zotit! Bujku e pret frutin e çmuar të tokës, duke qenë i duruar deri sa të bjerë vesa e parë dhe fundin e shiut. Bëjini gati zemrat pasi Perëndia po vjen. Mos u akoni nga njeri – tjetri që të mos dënoheni; kujdes pasi gjykatësi është tek dera. Si shembull të vuajtjes dhe durimit … merrni profetët që folën në emër të Zotit. Ja ne shpallim të lum ata që duruan.
Ju keni dëgjuar për durimin e Jobit,dhe e keni parë fatin përfundimtar që Zoti i rezervoi ,sepse Zoti është plot mëshirë e dhemshuri (Jak. 5:7-11).
Shumë njerëz duke u dhënë pas jetës shpirtërore harrojnë se durimi është virtyt dhe se si rezultat të lirisë njerëzore, përpjekja për të pastruar jetën nga mëkati është e lodhshme dhe e gjatë. Ne gjithçka e presim menjëherë me pak mundim dhe përpjekje.
Shpesh herë, ata që duan të jenë të duruar harrojnë se virtyti është hir Perëndie dhe fryt i Shpirtit. Ata mendojnë se mund të arrijnë durimin me veten dhe me të tjerët, vetëm nëpërmjet vullnetit, nëpërmjet racionalizimit dhe gjykimit njerëzor. Këta njerëz kurrë nuk gjejnë paqe për shpirtrat e tyre.
Virtuti i durimit gjendet në durimin e vetë Zotit. Kjo është fuqia për “të qëndruar në kryq” duke zbatuar vetëm vullnetin e Perëndisë.
Durimi është i lidhur me besimin, shpresën, dashurinë, përulësinë dhe bindjen e cila bën që të mos humbim fuqinë.
E kjo duhet të rinovohet çdo ditë, nëpërmjet kreshmimit, lutjes dhe kungimit me Perëndinë në Kishë.
Ajo zbulohet kur secili stërvitet për të kujtuar Perëndinë, t’i bindet Krishtit dhe të shikojë gjithçka nën dritën e Mbretërisë së Perëndisë.
Nëse dikush dëshiron të jetë i duruar ai duhet të bashkohet më Krishtin dhe të jetojë me fuqinë e Shpirtit.
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










