30/12/2020 30/12/2020 Deputetët e shumicës parlamentare kanë miratuar vonë ndryshimet e ligjit për liritë fetare me të cilat, siç është kumtuar, raportet ndërmjet kishave , bashkësive fetare dhe shtetit bëhen më të drejta dhe përfundojnë konfliktet të cilat i kishte shkaktuar ligji deri tani në fuqi. Më parë, janë miratuar amendamentet e Lëvizjes qytetare URA, në të...
30 Δεκεμβρίου, 2020 - 20:54
Τελευταία ενημέρωση: 30/12/2020 - 21:00

Mal të Zi: Miratohen ndryshimet e ligjit për liritë fetare

Διαδώστε:
Mal të Zi: Miratohen ndryshimet e ligjit për liritë fetare

Deputetët e shumicës parlamentare kanë miratuar vonë ndryshimet e ligjit për liritë fetare me të cilat, siç është kumtuar, raportet ndërmjet kishave , bashkësive fetare dhe shtetit bëhen më të drejta dhe përfundojnë konfliktet të cilat i kishte shkaktuar ligji deri tani në fuqi.

Më parë, janë miratuar amendamentet e Lëvizjes qytetare URA, në të cilat theksohet se bashkësia fetare, respektivisht pjesa e bashkësisë fetare, qendra e të cilës është jashtë shteti dhe nuk është e regjistruar në evidencën unike, është e detyruar të veprojë në kuadër të rendit unik juridik të Malit të Zi.

Siç kanë deklaruar nga kjo parti, me këtë amendament garantohet që të gjitha bashkësitë fetare do të respektojnë ligjet e Malit të Zi, sovranitetin dhe integritetin territorial por që veprojnë në kuadër të sistemit unik juridik të Malit të Z. Amendamenti i dytë ka të bëjë me nenin 36, i cili ndryshohet dhe, në të cilin thuhet “se kontrollin e ligjshmërisë të shpenzimit të mjeteve të dedikuara për Bashkësinë fetare nga buxheti i shtetit dhe nga buxheti i administratës lokale e bëjnë organet kompetente në pajtim me ligjin”, qëllimi i këtij amendamenti, siç kanë sqaruar nga URA, është futja e principit të shpenzimit transparent dhe kontrollit të mjeteve të cilat ndodhen nga buxheti për bashkësitë fetare. Deputetët e opozitës, nuk kanë marrë pjesë në seancë, kurse nga PDS, kanë theksuar se të gjitha vendimet e mbrëmshme në Kuvend janë të pavlefshme dhe jolegjitime.

 

Krivokapiq: Me miratimin e ligjit korrigjohet padrejtësia

Me miratimin e ligjit për liritë e feve, pas një viti, është korrigjuar padrejtësia, të cilën, ish regjimi e kishte sajuar drejtë kishës ortodokse serbe, ka vlerësuar kryeministri, Zdravko Krivokapiq. Ai, në Tuiter, ka theksuar se, edhe përkundër obstruksioneve, shkeljes së Kushtetutës dhe të ligjeve të Malit të Zi, nga opozita, Parlamenti ka miratuar ndryshimet e ligjit për liritë fetare. Sipas fjalëve të tij, tani të gjitha Bashkësisë fetare, pa përjashtim, janë të njëjta para ligjit. Kjo është fitore e shtetit ligjor, por edhe e popullit i cili këtë shtet e ka mbrojtur në rrugë plotë 12 muaj. Sonte, me vullnetin e popullit, shteti është mbrojtur në Parlament”, ka theksuar Krivokapiq.

 

D. Markoviq: Vendimet e Parlamentit jolegjitime dhe të pavlefshmëm

Vendimet e Parlamentit, për Partinë Demokratike të Socialistëve, janë jolegjitime dhe të pavlefshme, ka kumtuar deputeti i kësaj partie, Dushko Markoviq, duke shtuar se qëllimi i PDS, nuk ka qenë të bëjë obstruksionin e Parlamentit, por që në mënyrë ligjore të caktohet rendi i ditës dhe të marrë pjesë në të. Ai, ka deklaruar për gazetarët në Parlament se “në skenë është sjellja skandaloze e papranueshme dhe kundërligjore e shumicës parlamentare”. Sipas fjalëve të tij, nuk është bërë verifikimi ligjor i mandatit të deputetit të URA-s, transmeton gazeta “Pobjeda”. Ai, ka paralajmëruar se PDS, do të paraqes kallëzime dhe procedura drejtë organeve gjyqësore të cilat do të vendosin për një sjellje të tillë të shumicës parlamentare. Markoviq i ka bërë ftesë Bashkësisë ndërkombëtare që me përgjegjësi të analizojnë sjelljen e tillë të shumicës dhe së bashku me opozitën të përpiqen të sigurojnë sundimin e ligjit dhe respektimin e sistemit politikë.

 

Shumica parlamentare e ka plotësuar detyrimin e parë të imponuar nga KOS

Miratimi i ndryshimeve të ligjit për liritë e feve është detyra e parë më e rëndësishme e plotësuar të cilën shumica parlamentare, e ka marrë nga Kisha ortodokse serbe (KOS), kanë vlerësuar në Partinë Socialdemokratike. Anëtari i kryesisë të kësaj partie, Ivan Vujoviq, ka deklaruar se kjo nuk është për tu çuditur sepse, siç ka theksuar ai, premtimin para dhe pas zgjedhor ndaj pronarit me shumicë duhet realizuar. Ai ka shtuar se ligji është miratuar përmes shkeljes së procedurave elementare demokratike dhe se, gjoja, lustrimi dhe origjina e pasurisë mund të presin sepse, siç thot ai, duhet të plotësohen orekset kleronacionaliste, kurse dorëzimi i objekteve fetare malazeze dikujt tjetër, lirishtë mund të quhet dyftyrësi” , ka theksuar Vujoviq.

 

Miratohen ndryshimet e rregullores

Së paku, një nënkryetar i Parlamentit do të jetë përfaqësuese e gjinisë më pakë të përfaqësuar dhe nga partitë e pakicave, parashihet me ndryshimin e rregullores të cilën e ka miratuar parlamenti. Ndryshimet e rregullores i kanë përkrahur 41 deputetë të shumicës parlamentare, derisa opozita nuk ka marrë pjesë në seancë. Është paraparë që Klubi i deputetëve të partive të pakicave, mund të themelohet së paku nga dy deputetë. “Së paku tre kryetarë të këshillave do të zgjedhjen nga opozita parlamentare”, thuhet në ndryshimet e rregullores. Parashihet edhe prania e detyrueshme e ministrave në seancat në të cilat do të shqyrtohen propozimet e ligjit nga kompetencat e ministrisë së caktuar. Përfaqësuesit e OJQ do të mund të marrin pjesë në punën e këshillave parlamentarë me kërkesën e dërguar më parë Kuvendit të Malit të Zi.

 

rtcg.me

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων